Ish-ministri i Shëndetësisë: Injorimi i mjekëve nga Qeveria Kurti po e shkakton ikjen e tyre

Kuadri specialistik mjekësor, po vazhdon të ikë nga Kosova për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës. Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmend me shifra mjekët që lanë Kosovën, viteve të fundit. “Ikja ka qene në vazhdimësi. Ka pasë rritje, ka qene viti i kaluar dhe i tanishëm. […]

Ish-ministri i Shëndetësisë: Injorimi i mjekëve nga Qeveria Kurti po e shkakton ikjen e tyre
ish-ministri-i-shendetesise:-injorimi-i-mjekeve-nga-qeveria-kurti-po-e-shkakton-ikjen-e-tyre

ish-ministri-i-shendetesise:-injorimi-i-mjekeve-nga-qeveria-kurti-po-e-shkakton-ikjen-e-tyre


Kuadri specialistik mjekësor, po vazhdon të ikë nga Kosova për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmend me shifra mjekët që lanë Kosovën, viteve të fundit.

“Ikja ka qene në vazhdimësi. Ka pasë rritje, ka qene viti i kaluar dhe i tanishëm. Oda e mjekeve e ka sjell një raport, vetëm këtë vit, kemi 193 mjekë, që e kanë lëshu Kosovën, vitin e kaluar afro 200. Po ashtu vitet e kaluara shifra e njëjtë. Pjesa e stafit të mesëm i kalon shifrat mbi 1 mijë që e kanë lëshuar Kosovën”, vlerësoi Zemaj.

Zemaj foli për disa arsye që i detyrojnë mjekët të ikin nga Kosova.

“Tri vjet pas qeverisjes time, nuk ka specializim, mjeket presin për specializim, në pritje detyrohen të largohem. Injorimi që iu bëhet mjekëve specialistë, specializanteve, duke u mos u paguar shtesat, orët e natës, kujdestaritë, janë elemente që ata i detyrojnë me kërku kushte me të mira dhe siguri më të madhe diku tjetër”, përfundoi Zemaj.