Para palestrës në Rahovec vendoset busti i dëshmorit Mizhair Isma

Sot në Rahovec, në prag të 16-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, u zbulua busti i dëshmorit të kombit Mizahir Isma, pranë palestrës sportive që mban emrin e tij. Më 21 korrik 1998, si luftëtarë të UÇK-së, pas një qëndrese të gjatë dhe heroike me okupatorin serb, ranë burrërisht dëshmorë Mizahir Isma dhe Bekim […]

Para palestrës në Rahovec vendoset busti i dëshmorit Mizhair Isma
para-palestres-ne-rahovec-vendoset-busti-i-deshmorit-mizhair-isma

para-palestres-ne-rahovec-vendoset-busti-i-deshmorit-mizhair-isma

Sot në Rahovec, në prag të 16-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, u zbulua busti i dëshmorit të kombit Mizahir Isma, pranë palestrës sportive që mban emrin e tij.

Më 21 korrik 1998, si luftëtarë të UÇK-së, pas një qëndrese të gjatë dhe heroike me okupatorin serb, ranë burrërisht dëshmorë Mizahir Isma dhe Bekim Isma nga Rahoveci, Arian Brahimi nga Shkodra dhe Esherefedin Kastrati nga Drenoci.

Për të lartësuar madhështinë e këtij trimi, Komuna e Rahovecit deklaron se ka mundësuar ndërtimin e bustit të Ismës.

“Para këtij busti, do të përulemi me krenarinë më të madhe për ta nderuar dhe për ta lartësuar emrin, sakrificën dhe flijimin e tij. Lavdi dhe nderime dëshmorit të atdheut, Mizahir Isma, si dhe të gjithë dëshmorëve dhe heronjve të kombit!”, thuhet në postimin në Facebook të kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.