Ish-shefi i KQZ-së: Është e pakuptimtë të shkohet në zgjedhje pa garancë nga BE për pjesëmarrjen e serbëve

Ish-Kryeshefi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu thotë se nuk ka asnjë vështirësi mbajtja e zgjedhjeve nëse Beogradi nuk pengon. “Nëse Beogradi nuk bënë probleme atje qytetarët do të dalin, dhe mendoj që nuk do të ketë ndonjë problem”, tha ai. Baraliu thotë se duhet të ketë garancë nga bashkësia ndërkombëtare, ndryshe zgjedhjet janë […]

Ish-shefi i KQZ-së: Është e pakuptimtë të shkohet në zgjedhje pa garancë nga BE për pjesëmarrjen e serbëve
ish-shefi-i-kqz-se:-eshte-e-pakuptimte-te-shkohet-ne-zgjedhje-pa-garance-nga-be-per-pjesemarrjen-e-serbeve

ish-shefi-i-kqz-se:-eshte-e-pakuptimte-te-shkohet-ne-zgjedhje-pa-garance-nga-be-per-pjesemarrjen-e-serbeve


Ish-Kryeshefi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu thotë se nuk ka asnjë vështirësi mbajtja e zgjedhjeve nëse Beogradi nuk pengon.

“Nëse Beogradi nuk bënë probleme atje qytetarët do të dalin, dhe mendoj që nuk do të ketë ndonjë problem”, tha ai.

Baraliu thotë se duhet të ketë garancë nga bashkësia ndërkombëtare, ndryshe zgjedhjet janë të pakuptimta.

“Por nëse nuk dalin përsëri, është e pakuptimtë që të shkohet në një proces zgjedhor pa pasur garancë nga bashkësia ndërkombëtare të mirëfilltë, jo si ajo e Ohrit që ishte dhënë dhe nuk ishte përmbajtur, dhe pa garancë të Beogradit i cili është shtytës kryesor dhe turbullues i stabilitetit në atë pjesë të vendit”, deklaron ai për Front Online.

Sipas tij, rreziku për mbajtjen e zgjedhjeve në veri është artificialisht i krijuar.

“Nuk ka asnjë rrezik mbajtja e zgjedhjeve në veri. Rreziku atje është artificialisht e tensionuar dhe e krijuar”, deklaron ai për Front Online.