Ja për sa është rritur numri i fluturimeve në krahasim me vitin e kaluar

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit për muajin Janar 2024. Sipas t1% dhënave, është rritur numri i përdoruesve me parapagim (Prepaid) në Janar 2024, krahasuar me Janar 2023, ndërkaq në muajin Janar 2024, numri i fluturimeve të realizuara ishte 996 ose 23.3 % më shumë së në periudhën […]

Ja për sa është rritur numri i fluturimeve në krahasim me vitin e kaluar
ja-per-sa-eshte-rritur-numri-i-fluturimeve-ne-krahasim-me-vitin-e-kaluar

ja-per-sa-eshte-rritur-numri-i-fluturimeve-ne-krahasim-me-vitin-e-kaluar

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit për
muajin Janar 2024.

Sipas t1% dhënave, është rritur numri i përdoruesve me parapagim (Prepaid) në Janar 2024, krahasuar me Janar 2023, ndërkaq në muajin Janar 2024, numri i fluturimeve të realizuara ishte 996 ose 23.3 % më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 287 193 ose 21.9 % më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (Janar 2023).

Transporti Hekurudhor në muajin Janar 2024 numri i udhëtarëve ishte 5 760 apo 4,0 % më pak së në periudhën e njëjte të vitit të kaluar.

Telefonia Fikse Në muajin Janar 2024, thuhet se numri i përdoruesve të rrjetit telefonik fiks ishte 66 398 ose 2.7 % më pak së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa trafiku i realizuar (në minuta) ishte 3 052 262 ose 2,6 % më pak së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (Janar 2023).