Kallëzim penal për tentim vrasje ndaj pesë personave nga Shkupi

Kallëzim penal për vrasje në tentativë është ngritur kundër pesë personave në lidhje me një incident të ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e Bit Pazarit në Shkup, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), transmeton Portalb.mk. Të pestët kanë sulmuar të premten rreth orës 19:00 me një send të mprehtë dhe të fortë […]

Kallëzim penal për tentim vrasje ndaj pesë personave nga Shkupi
Policia, sulm, aksident

Kallëzim penal për vrasje në tentativë është ngritur kundër pesë personave në lidhje me një incident të ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e Bit Pazarit në Shkup, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), transmeton Portalb.mk.

Të pestët kanë sulmuar të premten rreth orës 19:00 me një send të mprehtë dhe të fortë 33-vjeçarin M.A. nga Shkupi dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Nga MPB-ja thonë se menjëherë pas pranimit të kallëzimit janë ndërmarrë masat përkatëse nga ana e zyrtarëve policorë nga SPB Shkup. Po të njëjtën ditë, policia ka ndaluar S.E. (30), I.E. (27), H.E. (48) dhe B.E. (23) – të gjithë nga Shkupi. 20-vjeçari J.B., po ashtu nga Shkupi, mëngjesin e sotëm është privuar nga liria.

Njësia për krime të dhunshme –  Shkup, në koordinim me Prokurorinë Publike, ka parashtruar kallëzim penal, ndërsa gjyqtari i procedurës paraprake S.E. dhe H.E iu caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndërsa personave I.E. dhe B.E. iu caktua masa e arrestit shtëpiak.