Kapen pajisje kirurgjike në një autobus te Dheu i Bardhë, u tentua kontrabanimi i tyre

Në një autobus në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, Dogana e Kosovës ka kapur pajisje kirurgjike që po kontrabandoheshin. Sipas Doganës, deri te sekuestrimi i këtyre pajisjeve erdhi pasi autobusi ishte ndalur për kontrollë të detajuar nga njësitë anti-kontrabandë. “Gjatë kontrollës së detajuar, është zbuluar një sasi e konsiderueshme e pajisjeve kirurgjike, e cila, […]

Kapen pajisje kirurgjike në një autobus te Dheu i Bardhë, u tentua kontrabanimi i tyre
kapen-pajisje-kirurgjike-ne-nje-autobus-te-dheu-i-bardhe,-u-tentua-kontrabanimi-i-tyre

kapen-pajisje-kirurgjike-ne-nje-autobus-te-dheu-i-bardhe,-u-tentua-kontrabanimi-i-tyre

Në një autobus në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, Dogana e Kosovës ka kapur pajisje kirurgjike që po kontrabandoheshin.

Sipas Doganës, deri te sekuestrimi i këtyre pajisjeve erdhi pasi autobusi ishte ndalur për kontrollë të detajuar nga njësitë anti-kontrabandë.

“Gjatë kontrollës së detajuar, është zbuluar një sasi e konsiderueshme e pajisjeve kirurgjike, e cila, përpos qëllimit të kontrabandimit, po transportoheshin në kushte jo të përshtatshme dhe jo sterile, duke shkelur rregullat dhe standardet e kërkuara për mallrat e këtij lloji”.

Bëhet e ditur se mallrat e gjetura janë sekuestruar menjëherë dhe është nisur procedura kundërvajtëse ndaj palës së përfshirë.

“Dogana e Kosovës dëshiron të theksojë se veprimet e kësaj natyre janë në përputhje me angazhimin e vazhdueshëm të institucionit për luftën kundër dukurive negative dhe për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve”.