“Ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve”, Çitaku-Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor që duhet ta marrë kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, pas ndërhyrjeve të njëpasnjëshme në Shqipëri, Preshevë e Mal të Zi, është që të mos përzihet aty ku nuk e ka vendin. Çitaku tha se Kurti, mandantin e […]

“Ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve”, Çitaku-Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin
“ke-fituar-per-kryeminister-te-kosoves,-jo-per-sundimtar-te-shqiptareve”,-citaku-kurtit:-mos-u-perziej-aty-ku-s’e-ke-vendin

“ke-fituar-per-kryeminister-te-kosoves,-jo-per-sundimtar-te-shqiptareve”,-citaku-kurtit:-mos-u-perziej-aty-ku-s’e-ke-vendin

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor që duhet ta marrë kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, pas ndërhyrjeve të njëpasnjëshme në Shqipëri, Preshevë e Mal të Zi, është që të mos përzihet aty ku nuk e ka vendin.

Çitaku tha se Kurti, mandantin e ka fituar për kryeministër të Kosovës e jo për sundimtar të shqiptarëve.

“Tash Albin, eja flasim për inflacionin, koston e papërballueshme të jetesës në Kosovë, rritjen e çmimit të energjisë, mungesën e projekteve zhvillimore, korrupsionin serioz në nivelet më të larta të qeverisjes ( sipas raportit të Departamentit të Shtetit ), ndërhyrjen e qeverisë në sistemin e drejtësisë, ngufatjen e lirisë së mediave ( raporti i Freedom House ), asociacionin me kompetenca ekzekutive, sanksionet e BE, etj etj. Apo këto janë tema të vogla për ju?”, shkroi Çitaku.

Më tej, Çitaku i tha Kurtit se është zgjedhur për ta qeverisur Kosovën, e jo për t’i përçarë shqiptarët gjithandej.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka përkrahur kandidatin shqiptar, Arben Taravarin, në garën për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

Nga kandidatët shqiptarë atje, Taravari është renditur i dytë, pas Bujar Osmanit nga Fronti Evropian.