Kelmendi mbledh kryeprokurët, edhe përfaqësuesit e Ambasadës së ShBA’së të pranishëm – detaje për çka folën

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbledhur sot kryeprokurorët e prokurorive të vendit, takim në të cilin kanë marrë pjesë edhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe përfaqësuesit e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, raporton Express. Sipas njoftimit që ka lëshuar Prokuroria, në këtë takim […]

Kelmendi mbledh kryeprokurët, edhe përfaqësuesit e Ambasadës së ShBA’së të pranishëm – detaje për çka folën
kelmendi-mbledh-kryeprokuret,-edhe-perfaqesuesit-e-ambasades-se-shba’se-te-pranishem-–-detaje-per-cka-folen

kelmendi-mbledh-kryeprokuret,-edhe-perfaqesuesit-e-ambasades-se-shba’se-te-pranishem-–-detaje-per-cka-folen

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbledhur sot kryeprokurorët e prokurorive të vendit, takim në të cilin kanë marrë pjesë edhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe përfaqësuesit e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, raporton Express.

Sipas njoftimit që ka lëshuar Prokuroria, në këtë takim u diskutua lidhur me zbatim e Ligjit të ri për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, veçanërisht për kompetencat ekskluzive të PSRK-së në hetimin e korrupsionit të nivelit të lartë, si dhe ndryshimet lidhur më shpëlarjen e parave.

“Po ashtu, në këtë takim u ngrit edhe çështja e ekspertizave, përkatësisht sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballen prokuroritë më vonesat e pranimit të ekspertizave nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, Agjencia Kosovare e Forenzikës dhe Instituti i Forenzikës Psikiatrike, si dhe adresimi i kërkesave tek mekanizmat përgjegjës lidhur me ngritjen e efikasitetit së këtyre agjencive në kryerjen e ekspertizave konform nevojave të procedurës penale.

Temë e diskutimeve të përbashkëta ishte edhe nevoja e rritjes së numrit të mbrojtësve të viktimave të krimit, zbatimi i Ligjit të ri për rastet e Dhunës në Familje, kërkesat për përjashtim të prokurorëve dhe prokurorive nga trajtimi i rasteve penale dhe çështje tjera më rëndësi, me të cilat përballën prokuroritë gjatë punës së përditshme”, thuhet në njoftim.