Kërkesa për arrestimin e Arben Ahmetaj, provat që rrëzojnë akuzat e mediave ndaj SPAK

Prokuroria e Posaçme është vënë muajt e fundit në qendër të sulmeve mediatike për hetimet për ish-zv/kryeministrin socialist Arben Ahmetaj. Media të caktuara online dhe një pjesë e televizioneve kombëtare kanë akuzuar organin e akuzës dhe prokurorë të caktuar. Dy prokurorët Klodian Braho dhe Ened Nakuçi janë akuzuar se janë blerë nga Ahmetaj për të […] The post Kërkesa për arrestimin e Arben Ahmetaj, provat që rrëzojnë akuzat e mediave ndaj SPAK appeared first on Newsbomb Albania.

Kërkesa për arrestimin e Arben Ahmetaj, provat që rrëzojnë akuzat e mediave ndaj SPAK

Prokuroria e Posaçme është vënë muajt e fundit në qendër të sulmeve mediatike për hetimet për ish-zv/kryeministrin socialist Arben Ahmetaj. Media të caktuara online dhe një pjesë e televizioneve kombëtare kanë akuzuar organin e akuzës dhe prokurorë të caktuar.

Dy prokurorët Klodian Braho dhe Ened Nakuçi janë akuzuar se janë blerë nga Ahmetaj për të mos hetuar udhëtimet e paguara nga pronarët e inceneratorëve. Për këtë, u përdorën dhe disa fatura të qëndrimeve në hotelet më të shtrenjta të Evropës nga Arben Ahmetaj dhe partnerja e tij Erjola Hoxha.

Sipas mediave dhe gazetarëve, dy prokurorët e SPAK i kishin fshehur këto fatura dhe nuk i kishin përfshirë në hetime.

Mirëpo, tashmë që kërkesa për arrestimin e ish-zv/kryeministrit socialist është zyrtarizuar dhe Këshillit të Mandateve i është kërkuar autorizim për prangosjen e tij, provat në dosje rrëzojnë akuzat dhe pretendimet që mediat kanë bërë për muaj me radhë.

Newsbomb.al ka siguruar pjesë nga dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme për Arben Ahmetaj, në të cilën tregohen me detaje të gjitha udhëtimet, akomodimi në hotelet më prestigjoze të Evropës nga Ahmetaj dhe partnerja e tij dhe udhëtimet me të njëjtën makinë me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton.

Rezervimi është bërë fillimisht me emrin dhe kartën bankare të Zotos, por më pas rezervimi është ndryshuar dhe emër klienti është vendosur ai i ish-zv/kryeministrit dhe në disa raste i partneres së tij.

Më poshtë, ne po sjellim rezervimet e bëra në hotelet italiane dhe ato vjeneze për Arben Ahmetaj dhe Erjola Hoxhën, nga karta bankare e pronarit të inceneratorëve Klodian Zoto:

1- Rezervim për datat 10.07.2013 deri më datë 12.07.2023, me guest name Arben Ahmetaj dhe tip dhome Deluxe Room në Hotelin Principe Di Savoia, Milano, Itali.

2- Më datë 12.07.2023, në adresën e emailit të shtetasit Klodian Zoto është dërguar një email nga recepsioni i Hotel Hermitagee, Monte Carlo për dy dhoma në emrin e shtetasit Arben Ahmetaj. Email përmban të gjitha dokumentet për Full Credit.

3- Më datë 16.09.2013, nga emaili i Klodian Zotos është bërë rezervim për dy netë për shtetasin Arben AHmetaj, nga Starlight Suiten Hotels, Renngasse 13, A-1010 Vienë. Zoto i lutet hotelit në fjalë që të tërheqë nga karta e tij pagesën për këtë klient.

4- Më datë 21.02.2014, nga adresa e email e shtetasit Klodian Zoto shtë bërë prentimi i Hotel Sans Souci Vienë, ku kërkohet rezervcimi për një Suite Master për klientin Arben Ahmetaj (me pare Klodian Zoto). Rezervimi është bërë fillimisht me emrin e Zotos por më pas është ndryshuar.

5- Në kompjuterin e shtetasit Klodian Zoto është gjetur një dokument nga Armani Hotel Milano, me emrin “Credit Card Authorization Form”, ku shtetasi Klodian Zoto ka bërë një rezervim për shtetasen Erjola Hoxha, për datat 10.09.2015  deri më datë 12.09.2015.

6- Në kompjuterin e shtetasit Klodian Zoto është gjetur një dokument nga Four Seasons Hotel, Milano, ku ky shtetas ka bërë një rezervim për shtetasen Erjola Hoxha dhe Mirel Mërtiri, për periudhën nga datat 19.11.2015 për Super Queen dhe nga data 20.11.2015 për King Junior dhe me datë kthimi 22.11.2015.

  • Po ashtu, nga të dhënat e sistyemit TIMS rezulton se më datë 20.11.2015 nga PKK Rinas me linjën e fluturimit Alitalia Milano ka dalë edhe shtetasi Arben Ahmetaj dhe është kthyer më datë 22.11.2015, në të njëjtën linjë si Erjola.

7- Më datë 09.07.2016, nga adresa e email [email protected] i është dërguar email shtetasit Mirel Mërtiri, ku i adresohet si zoti dhe zonja Mancka )bashkëshortja e shtetasit Arben), duke i falenderuar për interesimin e shfaqur në Tiara Miramar Beach Hotel&SPA me adresë Theoule-sur-Mer-France, dhe dërgimin për propozimin e booking për qëndrimin e tyre nga data 01 deri më datë 10.08.2016.

  • Më datë 13.06.2016, nga shtetasi Klodian Zoto i është dërguar email adresës së hotelit të mësipërm, duke i bërë me dije se po shkruante në emër të z.Mërtiri dhe se shtetasi Klodian Zoto do të jetë personi që do të bëjë pagesën për këtë rezervim.

8- Më datë 09.09.2016, nga adresa e email e hotelit Mandarin Oriental Milan, shtetasi Klodian Zoto është falenderuar për dërgimin e formularit të kartës së kreditit për rezervimin e dytë të zonjës Hoxha.

9- Më datë 11.10.2016, në adresën e email të shtetasit Klodian Zoto është dërguar një email nga Amanda Silva Rocha, ku i bën me dije shtetasit Klodian Zoto formën e tretë të pagesës për të mbuluar shpenzimet e mysafirit Erjola Joxha.

10- Më datë 19.04.2017, në adresën e email të shtetasit Klodian Zoto është bërë një update në rezervimin në Park Hyatt Milano. Kryer ky booking nga adresa e emialit “[email protected]” me guest name Erjola Hoxha, 20.04.2017 deri me 22.04.2017.

Këto janë disa nga rezervimet e hoteleve nga dy pronarët e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, për shtetasit Arben Ahmetaj dhe partneren e tij Erjola Hoxha, në hotelet më të shtrenjta të Evropës. Ndryshe nga akuzat dhe pretendimet e mediave shqiptare, në dosjen e SPAK këto udhëtime dhe qëndrime janë me detaje.

Në dokumentet që ka siguruar newsbomb.al dhe i gjeni në këtë artikull, tregohet me detaje se në të njëjtat data kur janë bërë rezervimet në hotele, Arben Ahmetaj, partnerja e tij Erjola Hoxha, bashkëshortja Albina Mancka dhe shtetasi Mirel Mërtiri, janë bërë edhe hyrje/daljet me avion nga Aeroporti i Rinasit, në Shqipëri.

Nuk dihet nëse gjatë gjithë këtyre muajve mediat online dhe televizionet nuk i kanë disponuar këto dokumente në të vërtetë, apo akuzat dhe sulmet ndaj dy prokurorëve të SPAK dhe vetë këtij institucioni kanë qenë qëllimisht të orientuara.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal dhe të banesës së deputetit:

  • Arben AHMETAJ, i biri i Nevruz dhe i Ferdane, datëlindja 28.06.1969, lindur në Gjirokastër, me nr personal G90628061Q. Ky shtetas, rezulton se ka marrë cilësinë e personit nën hetim, në kuadrin e procedimit penal nr. 277/1 të vitit 2022, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale të:

1- “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, vetëm dhe në bashkëpunim, në formën e deklarimit të rremë, dhe në formën e fshehjes, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë, neni 25 i K.Penal,

 2- “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i K.Penal, 6 (gjashtë) herë;

3- “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal.

// Ilir XHAFAJ

The post Kërkesa për arrestimin e Arben Ahmetaj, provat që rrëzojnë akuzat e mediave ndaj SPAK appeared first on Newsbomb Albania.