Operacioni antikanabis nga Shkodra në Krujë, Balla: Presim më shumë goditje si këto

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka përgëzuar Policinë e Shtetit për finalizimin me sukses të operacionit antikanabis. Përmes një postimi në “Facebook” Balla shkruan se operacioni për goditjet e mbrëmshme kundër kultivimit të bimëve narkotike u shtri në Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës Lezhë dhe Krujë. Gjithashtu ministri thekson se pret më shumë […] The post Operacioni antikanabis nga Shkodra në Krujë, Balla: Presim më shumë goditje si këto appeared first on Newsbomb Albania.

Operacioni antikanabis nga Shkodra në Krujë, Balla: Presim më shumë goditje si këto

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka përgëzuar Policinë e Shtetit për finalizimin me sukses të operacionit antikanabis.

Përmes një postimi në “Facebook” Balla shkruan se operacioni për goditjet e mbrëmshme kundër kultivimit të bimëve narkotike u shtri në Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës Lezhë dhe Krujë.

Gjithashtu ministri thekson se pret më shumë goditje kundër kultivimit të narkotikëve.

“Përgëzime Policisë së Shtetit për goditjet e mbrëmshme kundër kultivimit të bimëve narkotike në Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Lezhë dhe Krujë, ku janë asgjësuar 6210 bimë narkotike. Presim më shumë goditje si këto”, shkruan Balla.

The post Operacioni antikanabis nga Shkodra në Krujë, Balla: Presim më shumë goditje si këto appeared first on Newsbomb Albania.