Zbardhet dosja e Arben Ahmetaj, SPAK: Përfitoi vilë në Hamallaj dhe miliona euro nga pronarët e inceneratorëve

Ish-ministri Arben Ahmetaj akuzohet se ka përfituar një vilë, truall dhe mijëra euro nga pronarët e kompanisë së inceneratorëve. Kërkesa për arrestimin e tij i është dorëzuar sot Kuvendit me firmë të kryeprokurorit Altin Dumani, ndërsa nesër do të mblidhet Këshilli i Mandateve. Neës 24 publikon një pjesë të shkurtër nga dosja e Prokurorisë së […] The post Zbardhet dosja e Arben Ahmetaj, SPAK: Përfitoi vilë në Hamallaj dhe miliona euro nga pronarët e inceneratorëve appeared first on Newsbomb Albania.

Zbardhet dosja e Arben Ahmetaj, SPAK: Përfitoi vilë në Hamallaj dhe miliona euro nga pronarët e inceneratorëve

Ish-ministri Arben Ahmetaj akuzohet se ka përfituar një vilë, truall dhe mijëra euro nga pronarët e kompanisë së inceneratorëve. Kërkesa për arrestimin e tij i është dorëzuar sot Kuvendit me firmë të kryeprokurorit Altin Dumani, ndërsa nesër do të mblidhet Këshilli i Mandateve.

Neës 24 publikon një pjesë të shkurtër nga dosja e Prokurorisë së Posaçme dhe bën me dije se Ahmetaj ka përfituar në mënyrë të tërthortë 170 mijë euro në vitet 2016 dhe 2017, truall + ndërtesë në Hamallaj, e përfituar në vitin 2017 nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, si dhe 130 mijë euro në 2018.

“Ka marrë drejtpërdrejtë ose tërthorazi, përfitim të parregullt, për vete ose persona të tjerë, konkretisht shumën 170480 euro në vitin 2016 dhe 2017, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit dhe duke e paraqitur si pagesë e bërë të një shtetasi tjetër dhe Arben Ahmetajt, përkundrejt një ‘shitje’ ndaj një shtetasi, të dy apartamenteve me sipërfaqe 124.15 metra katrorë dhe një me sipërfaqe 148.8 m katrorë në vendin e quajtur Selitë, vlerë kjo e paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasi Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nëpërmjet shtetasve të tjerë.

Truall+ndërtesë në Hamallaj, e përfituar në vitin 2017, nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri në mënyrë të tërthortë ndërmjet transaksioneve të kalimit më parë të kësaj pasurie në emër të Zotos, në vijim në emër të një personi tjetër, e më pas në emër të bashkëjetueses së Ahmetajt.

Shumën prej 130.000 eurove në vitin 2017 dhe 2018, duke mbuluar natyrën e vërtetë të burimit dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë ndaj një personi dhe ndaj Arben Ahmetajt, përkundrejt një shitje ndaj një tjetër personi, të një apartamenti dhe një garazhi”, thuhet në dosjen hetimore të zbardhur nga News 24.

Më tej, dosja e zbardhur nga media tregon edhe për shuma të tjera të majme, që sipas organit të akuzës kanë vijuar edhe pas vitit 2018 nga pronarët e kompanive të inceneratorëve, ndaj ish-ministrit Arben Ahmetaj.

“Shumën prej 140.00 euro në vitin 2018, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit, përkundër një ‘shitje’ të një apartamenti me sipërfaqe 178.68 metër katror dhe një garazh, në Selitë, vlerë kjo e paguar nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Shumën prej 34.422 euro të përfituar në formën e shpenzimeve për pagesa hotelesh, apo udhëtimesh, përgjatë periudhës 2013 deri në 2017, të bëra nga Mërtiri dhe Zoto për Ahmetajn dhe familjarë të tij.

Shumën në total prej 2,007,373 euro, në vitet 2019 deri në 2020 në formën e pagesave të kryera ndaj subjekteve të ndryshme tregtare, nga shtetasit Zoto dhe Mërtiri, nëpërmjet shoqërisë ‘Integrated Technology Service’ në funksion të investimit të kryer në pasurinë e llojit apartament, në pronësi të Ahmetajt”, thuhet në dosjen hetimore.

The post Zbardhet dosja e Arben Ahmetaj, SPAK: Përfitoi vilë në Hamallaj dhe miliona euro nga pronarët e inceneratorëve appeared first on Newsbomb Albania.