Këshilltarja britanike e Kurtit largohet nga Zyra për Komunitete, pakënaqësi për ndarjen e fondeve për minoritete

Elizabeth Gowing, këshilltarja britanike e kryeministrit Albin Kurti për komunitete ka dhënë dorëheqje nga Zyra për Komunitete dhe Kthim. Krejt kjo, për shkak të pakënaqësisë së saj për mënyren se si u shpërndarë fondet për minoritete. Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga vetë Gowing, në një përgjigje për Nacionalen. “Po, është e vërtetë.” – […]

Këshilltarja britanike e Kurtit largohet nga Zyra për Komunitete, pakënaqësi për ndarjen e fondeve për minoritete
keshilltarja-britanike-e-kurtit-largohet-nga-zyra-per-komunitete,-pakenaqesi-per-ndarjen-e-fondeve-per-minoritete

keshilltarja-britanike-e-kurtit-largohet-nga-zyra-per-komunitete,-pakenaqesi-per-ndarjen-e-fondeve-per-minoritete

Elizabeth Gowing, këshilltarja britanike e kryeministrit Albin Kurti për komunitete ka dhënë dorëheqje nga Zyra për Komunitete dhe Kthim. Krejt kjo, për shkak të pakënaqësisë së saj për mënyren se si u shpërndarë fondet për minoritete.

Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga vetë Gowing, në një përgjigje për Nacionalen.

“Po, është e vërtetë.” – konfirmoi ajo.

Letra e dorëheqjes

Nacionale ka siguruar edhe letrën e dorëheqjes që Gowing ua ka nisur zyrtarëve në Zyrën e Kryeministrit, ku ajo thotë se kryeministri i kishte dhënë përgjegjësi për mbikëqyrjen e përkohshme të Zyrës për Komunitete.

“Qellimi eshte me pase sa ma shume transparence ne punen e Zyres mbas problemeve te te kaluarit, te identifikuar nga auditet, dhe me pase qasje proporcionale per te gjithe komunitete joshumice ne perkrahje te ZCK-se.” – thuhet në letrën e saj.

Tutje, Gowing ka shpjeguar si pati konsultim të gjerë me komunitete, madje me me rreth 150 persona.

“Ne fillim te ketij viti, kam udhehequr nje konsulltim te gjere me komunitetet – mbi 150 persona kane marre pjese ne takim ne Zoom dhe ne dy takime live – bashke me ZCK per me identifikue prioritetet e komuniteteve per Programin e ZCK-se per kete vit Ne baze te saj, kam punue per Programin e Zyres, bashke me Zyrtarin Ligjor per ZCK qe eshte emertue nga Sekretari i Pergjithshem si pergjegjes i zyres.” – thotë ajo.

Më pas, më 31 maj, Zyra për Çështje të Komuniteteve në Qeverinë e Kosovës bëri thirrje publike për mbështetje rreth 500 mijë euro për OJQ-të dhe mediave.

Por në korrik, kur u shpall lista, këshilltarja britanike tregon se u befasua, u trondit e u zhgënjye pasi një numër shumë i vogël i OJQ-ve dhe mediave të përzgjedhura ishin me bazë për komunitete.

“Te henen me 11 korrik, lista eshte e shpallur. Isha e befasuar, e tronditur dhe e zhgenyer me faktin qe nje numer teje i vogel prej OJQ-ve dhe mediave te perzgjedhura per perkrahje financiare jane organizate me baze ne komunitet, qe kam kerkue te jete kritere per thirrje sipas kerkesave te komuniteteve ne konsulltim. Kam kontrollue ne regjistrin publik te OJQ-ve per konfirmim nese OJQ kane ne fusheveprimin e tyre dicka qe lidhen me komunitetet. Ate nate – me 11 korrik – kur kam nxjerre deshmi qe nuk jane te perfshire OJQ me baze ne komunitet (prej 42 OJQ te perzjedhur ne listen preliminare kam gjete vetem 3 shembuj qe jane me nje baze te tille, sipas emrave ne liste dhe regjistrit), i kam shkruajte Kryeministrit per me shpjegue qe nese qendron nje liste e tille, duhem me dhane doreheqje nga puna ime me Zyren per Ceshtje te Komuniteteve. Kam punue intensivisht ne terren per ma shume se nje vit dhe me partnere te shumta per me krijue besim ne ZCK prej te gjithe komuniteteve joshumice, dhe nje liste nga Zyra ku propozohet te ndahet gjysem milion euro tek perfitues te tilla nuk eshte dicka qe mundem me mbrojte para komuniteteve.” – ka thënë tutje ajo në letrën e dërguar Zyrës së Kryeministrit.

Pas rezultateve të Komisionit për Ankesë, ku rrjedhimisht, thirrja nuk u anulua, ajo ka konfirmuar se nuk mund të vazhdojë të punojë më në këtë Zyrë.

“Te nesermen kemi mbajte nje takim me Zyren Ligjore te ZKM-se bashke me Sekretarin e Pergjithshem dhe Kryetarin e komisionit qe ka vleresue aplikimet ne thirrje, si dhe me nje koleg nga kabineti i ZVKM Redzepi. Kemi kerkue opinion ligjor per nese ka baze per anulimin e konkurs, ne rrethanat sic jane, me rrezultatet qe nuk i pershtaten qellimit te ZCK-se. Opinioni eshte dergue ma vone gjate javes qe vetem Komisioni per Ankese ka te drejte per anulimin e thirrjes. Ky komision eshte i thirrur nga Sekretari i Pergjithshem dhe i perbere nga sherbyes civil dhe keshtu kam prite vendimin e tyre.

Sot me jane dergue rezultat te mbledhjeve te Komisionit per Ankese, dhe mbasi nuk u anulua thirrje, po shkruaj tash ne vazhdim te mesazhit qe ia kam dergue Kryeministrin me 11 korrik, qe nuk mundem me vazhdue pune me Zyren per Ceshtje te Komunitetet.
” – thuhet në letrën e saj.

Pavarësisht kësaj, Gowing do ta vazhdojë punën si këshilltare e kryeministrit për komunitete.

“Kjo eshte nje pune shume afer zemres sime qe kam ba me dashuri dhe energji edhe si anetare e shoqerise civile ne Kosove prej vitit 2010 edhe si anetare e kabinetit te Kryeministrit prej 2021. Ne kete pune nuk do te ndalem mbasi ka kaq shume qe duhet te arritet per realizimin e te drejtave te te gjithe qytetareve te Republikes se Kosoves, dhe kam besim qe qeveria ka vullnet dhe mundesi per me arrite ndryshime te nevojshme, dhe qe eshte privilegj per mua me qene pjese e kesaj puneje.” – thotë ajo në fund të letrës.