Këto janë temperaturat e motit për këtë javë

Gjatë kësaj jave vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike dhe të masave të freskëta ajrore, sidomon në pjesën e parë të javës, njofton Meteo Kosova. Nën këto kushte, gjatë ditës së sotme moti po karakterizohet me diell e vranësira, të cilat lokalisht po përcillen me reshje shiu. Në orët […]

Këto janë temperaturat e motit për këtë javë
keto-jane-temperaturat-e-motit-per-kete-jave

keto-jane-temperaturat-e-motit-per-kete-jave

Gjatë kësaj jave vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike dhe të masave të freskëta ajrore, sidomon në pjesën e parë të javës, njofton Meteo Kosova.

Nën këto kushte, gjatë ditës së sotme moti po karakterizohet me diell e vranësira, të cilat lokalisht po përcillen me reshje shiu. Në orët vijuese dhe në mbrëmje pritet depërtimi i frontit të ftohtë, duke sjellur rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, kur edhe pritet një ulje e theksueshme e temperaturave.

Reshjet me karakter lokal do të vazhdojnë edhe gjatë natës apo edhe në mëngjesin e së Martës, ndërsa dita do të vijojë me diell dhe vranësira, të cilat do të tërhiqen gradualisht pasdite. Do të jetë dukshëm më freskët.

Të Mërkurën, pas mëngjesit mjaft të freskët, dita do të karekterizohet me diell dhe vranësira, e po ashtu edhe temperaturat do të shënojnë ngritje.

Të Enjten dita do të vijojë me diell dhe vranësira, të cilat pritet të gjenerojnë rrebeshe lokale shiu e shkarkesa rrufesh, kryesisht orëve të pasditës.

Nga dita e Premte e në fundjavë moti do të dominohet me diell dhe vranësira, të cilat më të shtuara do të jenë të Premten, duke sjellur reshje të pakta përreth zonave malore. Temperaturat do të shënojnë ngritje graduale nga dita në ditë.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 7 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 30°C. Dita më e freskët do të jetë dita e Martë, ndërsa më e nxehtë ajo e Diele. /Front Online

This site uses cookies. By continuing to browse the site you are agreeing to our use of cookies.