Kica-Xhelili reagon për arrestimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Merdarë: U arrestuan mbi baza etnike

Deputetja nga radhët e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, përmes një njoftimi në Facebook, ka reaguar për arrestimin e Hasan dhe Xhavit Dakaj. Ajo ka shkruar se para katër vitesh, Serbia ka arrestuar Nezir Mehmetaj. Kica Xhelili është shprehur se Serbia është peng i mendësisë shoviniste dhe se ky ka qenë verzioni ynë i përhershëm, dhe […]

Kica-Xhelili reagon për arrestimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Merdarë: U arrestuan mbi baza etnike
kica-xhelili-reagon-per-arrestimin-e-ish-pjesetareve-te-uck-se-ne-merdare:-u-arrestuan-mbi-baza-etnike

kica-xhelili-reagon-per-arrestimin-e-ish-pjesetareve-te-uck-se-ne-merdare:-u-arrestuan-mbi-baza-etnike

Deputetja nga radhët e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, përmes një njoftimi në Facebook, ka reaguar për arrestimin e Hasan dhe Xhavit Dakaj.

Ajo ka shkruar se para katër vitesh, Serbia ka arrestuar Nezir Mehmetaj.

Kica Xhelili është shprehur se Serbia është peng i mendësisë shoviniste dhe se ky ka qenë verzioni ynë i përhershëm, dhe mbetet i vetmi i saktë.

Postimi i plotë:

Para 4 vitesh, Serbia arrestoi Nezir Mehmetajn. Tani, arrestoi dhe Hasan e Xhavit Dakën, plotësisht mbi baza etnike. Derisa Xhaviti u lirua, Hasani vazhdon të mbahet.

Gjuajtën me gur e maltretuan Kosovarët që udhëtonin tranzit, pak kohë pas sulmit brutal të opozitarit serb.

Serbia është peng i mendësisë shoviniste. Ky ka qenë verzioni ynë i përhershëm, dhe mbetet i vetmi i saktë. E derisa është e tillë, duhet të mbesim shumë vigjilent mbi rreziqet e Serbisë si kalim tranzit.

Thirrjet tona për lirimin e Hasanit; kundërshtinë e arrestimeve, keqtrajtimeve e maltretimeve të shtetasve tonë mbi baza etnike nga shteti serb, duhen shndërruar në armë diplomatike e maturi politike që tejkalon vetveten.