Klinaki: Nëse ZPS-ja më ka përgjuar, të mi publikojë bisedat

Faton Klinaku, ushtrues detyre i kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës, i ka bërë thirrje Prokurorisë Speciale në Gjykatën Speciale që t’ia publikojë bisedat me bashkëluftëtarët e tij, që po mbahen në Hagë, nëse veç janë përgjuar. Reagimi i tij vjen një ditë pasi Gjykata vendosi t’ua ndalojë kontaktet tre të akuzuarve, Hashim Thaçi, […]

Klinaki: Nëse ZPS-ja më ka përgjuar, të mi publikojë bisedat
klinaki:-nese-zps-ja-me-ka-pergjuar,-te-mi-publikoje-bisedat

klinaki:-nese-zps-ja-me-ka-pergjuar,-te-mi-publikoje-bisedat

Faton Klinaku, ushtrues detyre i kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës, i ka bërë thirrje Prokurorisë Speciale në Gjykatën Speciale që t’ia publikojë bisedat me bashkëluftëtarët e tij, që po mbahen në Hagë, nëse veç janë përgjuar.

Reagimi i tij vjen një ditë pasi Gjykata vendosi t’ua ndalojë kontaktet tre të akuzuarve, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Klinaku ka shkruar se ata kanë folur vetëm për realitetin.

“Nëse ZPS më ka përgjuar edhe mua kur kam qenë në vizitë të 8 bashkëluftëtarëve në Hagë, mirë bëjnë që ta publikojnë, sepse veç për realitetin kemi folur”, ka shkruar Klinaku të premten në Facebook./Front Online