Komisioni për rezervat shtetërore, Gashi: Sot, VV-ja i dha fund njërës prej shtyllave të demokracisë

Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, konsideron se sot është njëra ndër ditët më të këqija të parlamentarizmit në Kosovë. Pasi lëshoi sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, ai tha se sot “merr fund përfundimisht njëra prej shtyllave kryesore të demokracisë që është mbikqyrja parlamentare”. Sipas tij, sot Lëvizja Vetëvendosje, i ka […]

Komisioni për rezervat shtetërore, Gashi: Sot, VV-ja i dha fund njërës prej shtyllave të demokracisë
komisioni-per-rezervat-shteterore,-gashi:-sot,-vv-ja-i-dha-fund-njeres-prej-shtyllave-te-demokracise

komisioni-per-rezervat-shteterore,-gashi:-sot,-vv-ja-i-dha-fund-njeres-prej-shtyllave-te-demokracise

Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, konsideron se sot është njëra ndër ditët më të këqija të parlamentarizmit në Kosovë.

Pasi lëshoi sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, ai tha se sot “merr fund përfundimisht njëra prej shtyllave kryesore të demokracisë që është mbikqyrja parlamentare”.

Sipas tij, sot Lëvizja Vetëvendosje, i ka dhënë fund njërës prej shtyllave të demokracisë.

“Nuk ka ndodhur asnjëherë që një qeveri të bllokojë qëllimisht për 6 muaj një Komision Hetimor dhe në fund të pamundësojë vendimmarrjen në atë Komision. Problemi i abuzimit me rezervat shtetërore një ditë do të zbardhet, problemi i pamundësisë së funksionimit të shtyllës kryesore të demokracisë që është mbikqyrja parlamentare prej është sot është model fatkeq për Kosovën. Sot e tutje çdo shumicë që do të vijë do ta ketë precedentin e ndërtuar nga VV-ja të bllokimit të Hetimit Parlamentar”, u shpreh Gashi.

LDk e AAK lëshojnë sallën ku po mbah