Një person vdes në Gjakovë, dyshohet se u godit nga rrufeja

Vdes një person në Gjakovë, dyshohet se u godit nga rrufeja. Një person është gjetur pa shenja jete në Gjakovë, shkruan Reporteri.net. Në raporton 24 orësh të policisë, thuhet se ekipi kujdetar ka konstatuar vdekjen, ndërsa dyshohet se viktima ka vdekur si pasojë e goditjes nga rrufeja. Njoftimi i policisë: HETIM I VDEKJES Fsh. Rogovë, […]

Një person vdes në Gjakovë, dyshohet se u godit nga rrufeja

Vdes një person në Gjakovë, dyshohet se u godit nga rrufeja.

Një person është gjetur pa shenja jete në Gjakovë, shkruan Reporteri.net.

Në raporton 24 orësh të policisë, thuhet se ekipi kujdetar ka konstatuar vdekjen, ndërsa dyshohet se viktima ka vdekur si pasojë e goditjes nga rrufeja.

Njoftimi i policisë:

HETIM I VDEKJES

Fsh. Rogovë, Gjakovë 05.06.2023 – 21:25. Raportohet se në një fushë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Dyshohet se viktima ka vdekur si pasojë e goditjes nga rrufeja. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.