Komuna e Skenderajt jep kontratë të negociuar rreth 20 mijë euro

As komuna e Skenderajt nuk është se po i shpëton kontratave të negociuara. Në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik i Kosovës, është publikuar një kontratë që i është dhënë një kompanie nga Klina, me negocim pa tenderë të hapur. Në përshkrim e kontratës thuhet se për 15 ditë do të punohet si […]

Komuna e Skenderajt jep kontratë të negociuar rreth 20 mijë euro
komuna-e-skenderajt-jep-kontrate-te-negociuar-rreth-20-mije-euro

komuna-e-skenderajt-jep-kontrate-te-negociuar-rreth-20-mije-euro

As komuna e Skenderajt nuk është se po i shpëton kontratave të negociuara.

Në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik i Kosovës, është publikuar një kontratë që i është dhënë një kompanie nga Klina, me negocim pa tenderë të hapur.

Në përshkrim e kontratës thuhet se për 15 ditë do të punohet si punë shtesë në ndërtim e rrugës Kotorr-Qubrel-Ritender, shkruan Front online.

Kjo punë shtesë do ti kushtoj buxhetit të komunës, 17,485.75, derisa ky tender nuk ka qenë i hapur por, i negociuar.

FrontOnline ka tentuar të marrë një përgjigje nga kompania “Mirusha company SH.P.K”, të cila edhe do e kryejnë këtë punë por, që nuk kanë dashur të komentojnë këtë kontratë.

Ndryshe, kontrata e negociuara të cilat behën pa tender publik, nihen edhe si kontrata njëburimore.

Së fundi ka pas kritika të mëdha për qeverinë Kurti e cila i ka dhënë rreth 1805 tenderë një burimor-të negociuar, të cilat i kanë kushtuar buxhetit 240,485,374.7 euro (mbi 240 milionë).

Kjo është kontrata e plotë:

Skenderaj Njoftimi Per Nenshkrimin E Kontrates