Konfiskimi i telefonave/ OVL-UÇK thërret për nesër protestë kundër ZPS-së dhe EULEX-it

Organizata e Veteranëve të luftës së UÇK-së, nesër do të organizojë protestë me fillim nga ora 12:00. Protesta, do të mbahet në Fushë Kosovë tek zyret e Prokurorit të Specializuar. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, kryetari i OVL UÇK-së, Faton Klinaku. Arsyeja e mbajtjes së […]

Konfiskimi i telefonave/ OVL-UÇK thërret për nesër protestë kundër ZPS-së dhe EULEX-it
konfiskimi-i-telefonave/-ovl-uck-therret-per-neser-proteste-kunder-zps-se-dhe-eulex-it

konfiskimi-i-telefonave/-ovl-uck-therret-per-neser-proteste-kunder-zps-se-dhe-eulex-it

Organizata e Veteranëve të luftës së UÇK-së, nesër do të organizojë protestë me fillim nga ora 12:00.

Protesta, do të mbahet në Fushë Kosovë tek zyret e Prokurorit të Specializuar.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, kryetari i OVL UÇK-së, Faton Klinaku.

Arsyeja e mbajtjes së kësja proteste është se ditëve të fundit Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë dhe EULEX-i janë, duke i shqetësuar familjet e bashkëluftëtarëve tanë dhe familjet e dëshmorëve, duke dërguar pa paralajmërim njerëz të panjohur e me kapela në kokë, për gjoja intervistime e duke ua konfiskuar edhe telefonat e tyre personal.

Postimi i tij i plotë:

Të nderuar,

Jeni dëshmitarë që Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë dhe EULEX-i janë, duke i shqetësuar familjet e bashkëluftëtarëve tanë dhe familjet e dëshmorëve, duke dërguar pa paralajmërim njerëz të panjohur e me kapela në kokë, për gjoja intervistime e duke ua konfiskuar edhe telefonat e tyre personal.

Kjo gjë kështu, siç po bëjnë këta të panjohur për ne, po bëhet në shtetin tonë sikur dikur në kohën e pushtuesit, dhe institucionet tona vetëm po heshtin.

Prandaj, duke pasur parasysh këtë, ne thërrasim protestë kundër ZPS-së dhe EULEX-it, te selia e tyre në Fushë Kosovë, nesër me datë 15 shtator 2023, ora 12:00.

Ju ftojmë që të merrni pjesë në protestë.