Vuçiq: Nëse e gjithë Marrëveshja e Ohrit bëhet pjesë e negociatave me BE-në, dera do të mbyllet për Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se nuk mendon se është e mundur që Marrëveshja e Ohrit, në tërësi, të përfshihet në kapitullin 35, sepse siç tha ai, kjo de facto do t’i mbyllte derën Serbisë. Kështu është përgjigjur Vuçiq në pyetjen për mediat serbe se a është më e sigurt se një propozim […]

Vuçiq: Nëse e gjithë Marrëveshja e Ohrit bëhet pjesë e negociatave me BE-në, dera do të mbyllet për Serbinë
vuciq:-nese-e-gjithe-marreveshja-e-ohrit-behet-pjese-e-negociatave-me-be-ne,-dera-do-te-mbyllet-per-serbine

vuciq:-nese-e-gjithe-marreveshja-e-ohrit-behet-pjese-e-negociatave-me-be-ne,-dera-do-te-mbyllet-per-serbine

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se nuk mendon se është e mundur që Marrëveshja e Ohrit, në tërësi, të përfshihet në kapitullin 35, sepse siç tha ai, kjo de facto do t’i mbyllte derën Serbisë.

Kështu është përgjigjur Vuçiq në pyetjen për mediat serbe se a është më e sigurt se një propozim i tillë do ta pengojë Serbinë apo është dritë jeshile për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, transmeton FrontOnline.

Mediat raportuan se Bashkimi Evropian do të kërkojë nga Komisioni Evropian që të përfshijë detyrimet nga marrëveshja për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, në negociatat për anëtarësim mes Beogradit dhe Brukselit.

Vuçiq përkujtoi se ka gjëra që Serbia dëshiron t’i zbatojë, duke shtuar se ai ju ka thënë përfaqësuesve ndërkombëtar se kjo gjë është e pamundur./FrontOnline/