Konjufca priti në takim anëtarët e Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme, Siguri dhe Mbrojtje nga Republika e Çekisë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim anëtarët e Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme, Siguri dhe Mbrojtje nga Republika e Çekisë. Në këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe për domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit të […]

Konjufca priti në takim anëtarët e Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme, Siguri dhe Mbrojtje nga Republika e Çekisë
konjufca-priti-ne-takim-anetaret-e-komisionit-te-senatit-per-pune-te-jashtme,-siguri-dhe-mbrojtje-nga-republika-e-cekise

konjufca-priti-ne-takim-anetaret-e-komisionit-te-senatit-per-pune-te-jashtme,-siguri-dhe-mbrojtje-nga-republika-e-cekise

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim anëtarët e Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme, Siguri dhe Mbrojtje nga Republika e Çekisë.

Në këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe për domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit të dyanshën.

Kreu i Kuvendit vuri në pah aspiratat dhe perspektivën euro-atlantike të Kosovës, si dhe angazhimet e institucioneve për garantimin e paqes dhe sigurisë, në kohën, kur shteti serb po angazhohet për destabilizim të vendit tonë dhe rajonit.

Konjufca shprehu mirënjohje për kontributin e gjatë dhe të vyer të shtetit çek ndaj Republikës së Kosovës, duke i falënderuar anëtarët e Komisionit për angazhimin në drejtim të forcimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona në fushën e parlamentarizmit, të sigurisë dhe mbrojtjes.

Anëtarët e Komisionit e falënderuan Kryetarin e Kuvendit për mikpritjen dhe   shprehën gatishmërinë e tyre për të vazhduar bashkëpunimin dhe mbështetjen për Kosovën edhe në të ardhmen.