Krasniqi: Gjashtë nga tetë komunat e PDK-së lidere për transparencë buxhetore

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas publikimit të raportit nga Instituti GAP, i cili ka rendituar komunat të cilat udhëhiqen nga PDK-ja si kampione për transparencë buxhetore. “Gjashtë nga tetë komunat të cilat udhëhiqen nga PDK, janë renditur në krye të tabelës për transparencë buxhetore për vitin 2022, në raportin […]

Krasniqi: Gjashtë nga tetë komunat e PDK-së lidere për transparencë buxhetore
krasniqi:-gjashte-nga-tete-komunat-e-pdk-se-lidere-per-transparence-buxhetore

krasniqi:-gjashte-nga-tete-komunat-e-pdk-se-lidere-per-transparence-buxhetore

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas publikimit të raportit nga Instituti GAP, i cili ka rendituar komunat të cilat udhëhiqen nga PDK-ja si kampione për transparencë buxhetore.

“Gjashtë nga tetë komunat të cilat udhëhiqen nga PDK, janë renditur në krye të tabelës për transparencë buxhetore për vitin 2022, në raportin e publikuar sot nga Instituti GAP. Ky raport, i cili vlerëson transparencën buxhetore të komunave në Kosovë dhe i rendit ato në bazë të performancës, ka renditur të parën komunën e Drenasit, me 100 % të pikëve të grumbulluara, aq sa kanë edhe Mitrovica, Prizreni e Skenderaj”, ka shkruar Krasniqi.

Kryetari i PDK-së ka thënë se është shumë i lumtur dhe krenar me punën dhe përgjegjësinë të cilën po e tregojnë para qytetarëve dhe para ligjit, të gjithë Kryetarët e komunave të cilat udhëhiqen nga PDK-ja, si edhe ekipet e tyre.

“Transparencë dhe llogaridhënie, kjo është mënyra e vetme përpara – asgjë më pak!”, ka përfunduar Krasniqi.