Krasniqi-Kurtit: Për që i nënshtrohesh Lajçakut qeshtu, kurrë se kam besuar

Kreu i Partisë Demokratikë të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Kryeministri Albin Kurti po i nënshtrohet Emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Deklarata e Krasniqit erdhi pasi Kurti tha se nuk mund t’ua tregojë draftin e Asociacionit, meqë është kërkesë e emisarëve perëndimorë që të mos e zbulojë këtë dokument. “Për […]

Krasniqi-Kurtit: Për që i nënshtrohesh Lajçakut qeshtu, kurrë se kam besuar
krasniqi-kurtit:-per-qe-i-nenshtrohesh-lajcakut-qeshtu,-kurre-se-kam-besuar

krasniqi-kurtit:-per-qe-i-nenshtrohesh-lajcakut-qeshtu,-kurre-se-kam-besuar

Kreu i Partisë Demokratikë të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Kryeministri Albin Kurti po i nënshtrohet Emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Deklarata e Krasniqit erdhi pasi Kurti tha se nuk mund t’ua tregojë draftin e Asociacionit, meqë është kërkesë e emisarëve perëndimorë që të mos e zbulojë këtë dokument.

“Për që i nënshtrohesh Lajçakut qështu, kurrë se kam besu. Lajçaku thotë mos fol, ti okej”, tha Krasniqi, raporton express.

Kurti tha se është në koordinim me amerikanët dhe europianët dhe se ata kanë kërkuar që drafti të mos bëhet publik.

“Unë e kuptoj kërkesën e juaj, që ta shihni draftin. Emisarët europianë dhe ata amerikanë mos me tregu draftin, tash a me koordinim a pa, qysh po doni se jam në hall me juve? Ata më thanë mos e bën publik, e kam ndarë me Presidenten sepse është shefja e shtetit.  Jam në koordinim të vazhdueshëm em amerikanët dhe europianët. Ata kanë kërkuar të mos e bëj publik, jam i korrdinuar me ta. Qysh po doni qysh me ja kallxu a me koordinim a pa koordinim. Për besë jam në hall me juve”, tha Kurti.