Kryetari i Preshevës: Ka lëvizje masive të tankeve të ushtrisë serbe, kemi njoftuar ndërkombëtarët

Sulmi i dështuar në Banjskë të Zveçanit nga një grup terroristësh, ka bërë Serbinë të shtojë lëvizjet ushtarake në Luginë të Preshevës. Shqiprim Arifi, kryetari i Komunës së Preshevës e konfirmoi duke thënë që i kanë njoftuar edhe ndërkombëtarët. “Po është e vërtetë ka lëvizje masive të ushtrisë serbe të tankeve dhe ushtrisë serbe në […]

Kryetari i Preshevës: Ka lëvizje masive të tankeve të ushtrisë serbe, kemi njoftuar ndërkombëtarët
kryetari-i-presheves:-ka-levizje-masive-te-tankeve-te-ushtrise-serbe,-kemi-njoftuar-nderkombetaret

kryetari-i-presheves:-ka-levizje-masive-te-tankeve-te-ushtrise-serbe,-kemi-njoftuar-nderkombetaret

Sulmi i dështuar në Banjskë të Zveçanit nga një grup terroristësh, ka bërë Serbinë të shtojë lëvizjet ushtarake në Luginë të Preshevës.

Shqiprim Arifi, kryetari i Komunës së Preshevës e konfirmoi duke thënë që i kanë njoftuar edhe ndërkombëtarët.

“Po është e vërtetë ka lëvizje masive të ushtrisë serbe të tankeve dhe ushtrisë serbe në drejtim të Luginës së Preshevës, gjë e cila është duke na shqetësuar dhe të cilët ditëve të kaluara e kemi adresuar edhe publikisht, por edhe instancave ndërkombëtare”, tha Arifi.

 

Kryetari i Preshevës: Ka potencial për incident në vendin tonë

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, thotë që shqiptarët atje janë të shqetësuar për situatën, pas asaj që ndodhi në Banjskë të Zveçanit.

Ani pse nuk kanë marrë ndonjë kërcënim, ai thotë se janë të alarmuar sepse mund të ndodh gjithçka.

“Jo deri më tani nuk ka pasur fare provokime por ne jemi të alarmuar dhe jemi të shqetësuar për situatën sepse nuk dihet kur dhe si mund të ndodhi, por për momentin nuk kemi pasur. Qytetarët janë të frikësuar, janë të shqetësuar sidomos duke e pasur parasysh që i kemi të freskëta ende ngjarjet që na kanë ndodh në 2001, dhe duke e ditur se me kënd kemi punë normalisht që jemi të frikësuar”, tha ai për Front Online.

Madje ai thotë që ka potencial për ndonjë incident.

“Po potencial ka për një rrezik të ndonjë incidenti të cilën nuk mund ta parashohim, por çfarë mundem me e ditë është potencial ka”, tha ai.

 

Arifi: Kosova e Serbia t’i kthehen dialogut

 Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, thotë se Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen dialogut.

Ai për Front Online tha se dialogu është më e mira për shqiptarët.

“Aktualisht është që të kthehemi në dialog, që të startojmë prapë komunikimin dhe të shohim se në këto rrethana të reja se çka është e mundshme dhe si mundemi me arrit atë që do të shihet si mundësi. Për momentin është shumë e vështirë të jepet një përgjigje afatgjate, sepse situata aktuale e ngarkuar me çështje të sigurisë dhe stabilitetit e ngarkon një marrëveshje e cila bëhet afatgjatë dhe është e qëndrueshme dhe në të mirën e gjithë shqiptarëve kudo që janë. Aktualisht prioritet është të ulemi të komunikojmë në dialog prapë edhe Republika e Kosovës, por edhe ajo e Serbisë”, u shpreh ai për Front Online.

Millan Radoiçiq e ka pranuar përmes avokatit të tij se ka organizuar sulmin në Banjskë.

Ai dha dorëheqje nga Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit./Front Online