Krasniqi: Minxhozi shërbeu me përkushtim e integritet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Krasniqi ka thënë se PDK e vlerëson lart kontributin dhe angazhimin e ambasadorit Minxhozi për ruajtjen dhe forcimin e marrëdhënieve vëllazërore mes dy shteteve. “Ishte nder dhe kënaqësi të bashkëpunojmë për gati një […]

Krasniqi: Minxhozi shërbeu me përkushtim e integritet
krasniqi:-minxhozi-sherbeu-me-perkushtim-e-integritet

krasniqi:-minxhozi-sherbeu-me-perkushtim-e-integritet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Krasniqi ka thënë se PDK e vlerëson lart kontributin dhe angazhimin e ambasadorit Minxhozi për ruajtjen dhe forcimin e marrëdhënieve vëllazërore mes dy shteteve.

“Ishte nder dhe kënaqësi të bashkëpunojmë për gati një dekadë në fusha të ndryshme. Qemal Minxhozi do të mbahet mend si përfaqësues i denjë, diplomat i urtë dhe personalitet i veçantë, që ka shërbyer me përkushtim e integritet. Suksese të mëtejme, mik!”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.