Krasniqi përmend disa nga rezultatet e vitit 2023 që sipas saj Kosova nuk i meriton

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniiqi uron që viti 2024 të jetë një vitë më i mirë se ky që po e lëm pas. Krasniqi përmes një shkrimi në “Facebook”, thotë se gjatë këtij viti pati dështim të Qeverisë Kurti në politikë të jashtme. Ajo ka përmendur edhe disa nga rezultatet që Kosova sipas saj nuk […]

Krasniqi përmend disa nga rezultatet e vitit 2023 që sipas saj Kosova nuk i meriton
krasniqi-permend-disa-nga-rezultatet-e-vitit-2023-qe-sipas-saj-kosova-nuk-i-meriton

krasniqi-permend-disa-nga-rezultatet-e-vitit-2023-qe-sipas-saj-kosova-nuk-i-meriton

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniiqi uron që viti 2024 të jetë një vitë më i mirë se ky që po e lëm pas.

Krasniqi përmes një shkrimi në “Facebook”, thotë se gjatë këtij viti pati dështim të Qeverisë Kurti në politikë të jashtme.

Ajo ka përmendur edhe disa nga rezultatet që Kosova sipas saj nuk i meritoi, por i fitoi si pasojë e qeverisjes së keqe.

Shkrimi i plotë:

Uroj që viti 2024 të jetë një vit që e meriton Kosova! Edhe në vitin që po lëmë pas u bënë shumë hapa pas.

Dështimi në politikë të jashtme dhe në procesin integrues është vetë dështimi i qasjes së politikës së brendshme.

Është një rezultat i keq që nuk e duam asnjëherë. Është përgjegjësi e plotë e pushtetit aktual.

Disa nga rezultatet që Kosova nuk i meriton, mirëpo qeverisja aktuale ia ngarkon fatkeqësisht:

Rezultat i keq: asnjë njohje e re për Kosovën tonë.

Rezultat i keq: asnjë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

Rezultat i keq: sanksione për vendin tonë.

Rezultat i keq: 295 milion euro te bllokuara nga BE.

Rezultat i keq: përjashtimi i Kosovës nga “Defender Europe ‘23”.

Rezultat i keq: nga ambasador në tregtar me plot dyshime për keqpërdorim, dhe atë për energji elektrike me kompani serbe.

Rezultat i keq: rezervat shtetërore sigurohen jashtë vendit nga personat pa përgjegjësi shtetërore e me shumë dyshime për keqpërdorim.

Rezultat i keq: 7500 në muaj për këshilltar pa asnjë rezultat.

E shumë të tjera, fatkeqësisht!