KRU “Prishtina” njofton për inspektimet që po kryhen në disa lagje: Kemi hasur në biznese të paregjistruara

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar të shtunën për disa inspektime që po bëhen në rrugën “Shaqir Igrishta” në Rrugën C si dhe në Rrugën B. Në njoftimin për media bëhet e ditur se ujësjellësi ka hasur në disa biznese të paregjistruara. “U kemi dhënë afat kohor për të regjistruar ujëmatësin, në të kundërtën […]

KRU “Prishtina” njofton për inspektimet që po kryhen në disa lagje: Kemi hasur në biznese të paregjistruara
kru-“prishtina”-njofton-per-inspektimet-qe-po-kryhen-ne-disa-lagje:-kemi-hasur-ne-biznese-te-paregjistruara

kru-“prishtina”-njofton-per-inspektimet-qe-po-kryhen-ne-disa-lagje:-kemi-hasur-ne-biznese-te-paregjistruara

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar të shtunën për disa inspektime që po bëhen në rrugën “Shaqir Igrishta” në Rrugën C si dhe në Rrugën B.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se ujësjellësi ka hasur në disa biznese të paregjistruara.

“U kemi dhënë afat kohor për të regjistruar ujëmatësin, në të kundërtën do të shkyçen”, thuhet në paralajmërimin e KRU “Prishtina”.

Po ashtu, bëhet e ditur se janë aplikuar dy shkyçje në rrugën “Tuzi”, një për kyçje ilegale dhe një për ujëmatës të palegalizuar.

“Shkyçjet u realizuan në objekte ndërtimore. Vazhdon aksioni”, përfundon njoftimi.