Kryeasamblisti i VV’së për arrestimin e Mujecit: E provova në telefon s’pati qasje

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka mundur ta konfirmojë, por as ta mohojë informacionin se asambleisti i kësaj partie në kuvendin komunal të Prishtinës, Besnik Mujeci, është arrestuar në Shqipëri, si pjesë e një grupi që shisnin ekstazi në plazhe. Emri i Mujecit, që është edhe kandidati më i votuar i lëvizjes për asamblenë e Prishtinës, u […]

Kryeasamblisti i VV’së për arrestimin e Mujecit: E provova në telefon s’pati qasje
kryeasamblisti-i-vv’se-per-arrestimin-e-mujecit:-e-provova-ne-telefon-s’pati-qasje

kryeasamblisti-i-vv’se-per-arrestimin-e-mujecit:-e-provova-ne-telefon-s’pati-qasje

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka mundur ta konfirmojë, por as ta mohojë informacionin se asambleisti i kësaj partie në kuvendin komunal të Prishtinës, Besnik Mujeci, është arrestuar në Shqipëri, si pjesë e një grupi që shisnin ekstazi në plazhe.

Emri i Mujecit, që është edhe kandidati më i votuar i lëvizjes për asamblenë e Prishtinës, u përmend në një raport të televizionit Klan, nga Tirana.

Klan Kosova pyeti shefin e “deputetëve” të Vetëvendosjes në komunë, Gëzim Sveçla, nëse është në dijeni të këtij lajmi, por ky nuk u lëshua në komentim.

“Provova ta marr në telefon por nuk pati qasje”, i tha Sveçla Klankosova.tv.

As zëdhënës i partisë, Arlind Manxhuka nuk konfirmuar, por as mohuar arrestimin e anëtarit të saj.

Asambleisti Mujeci nuk ka qenë aktiv në rrjete sociale ditët e fundit. Postimi i tij i fundit në Facebook ka qenë një “share” që ia ka bërë statustit të ish ministrit të mbrojtjes, Armend Mehaj për shpenzimet në dikasterin e tij, më 6 gusht.

Në një postim të mëhershëm, më 13 korrik, ai i kishte lëvduar policinë që po e ruanin kryeministrin, në kuvend.

“Zoti i rujtë kta policët e rinj që po na e mbrojnë kryeministrin nga hijenat e ndyra”, ka shkruar ai.