Kryeministri holandez: Përkrahim Kosovën e Serbinë drejt dialogut dhe normalizimit të raporteve

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte ka thënë se Holanda dhe Luksemburgu janë duke tentuar që të ulin tensionet mes Kosovës dhe Serbisë në mënyrë që të dyja vendet të shkojnë drejt dialogut, drejt shtensionimit të situatës dhe të normalizimit të raporteve. “Sot i kemi shprehur brengat për ngritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë dhe […]

Kryeministri holandez: Përkrahim Kosovën e Serbinë drejt dialogut dhe normalizimit të raporteve

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte ka thënë se Holanda dhe Luksemburgu janë duke tentuar që të ulin tensionet mes Kosovës dhe Serbisë në mënyrë që të dyja vendet të shkojnë drejt dialogut, drejt shtensionimit të situatës dhe të normalizimit të raporteve.

“Sot i kemi shprehur brengat për ngritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë dhe Holanda dhe Luksemburgu tentojnë të shkojnë drejt dialogut dhe të deeskalojmë situatën dhe të normalizohet raportet mes dy shteteve. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për stabilitetin dhe paqen në rajon por edhe prosperitetin e integrimit në BE”, ka thënë Rutte.

Sipas tij, Holanda dhe Luksemburgu janë shtetet e para që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që nga viti 2008.

“Për mua Holanda dhe Luksemburgu janë ta parat që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës në 2008, 15 vite më parë dhe e kemi njohur pas dy javësh. Përfshirja jonë me Kosovë dhe Ballkanin perëndimor është më e afërt se kurrë dhe tentojmë të forcojmë dhe të zgjerojmë këtë angazhim në nivel bilateral dhe evropian”, tha Rutte.

Ai ka thënë se i përkrah reformat e fundit në sistemin juridik të Kosovës.

“Reformat e fundit në sistemin juridik të Kosovës kanë përkrahje të madhe nga ana jonë dhe është e rëndësishme që Kosova është duke punuar në lirinë e mediave dhe e përkrahim Kosovën në këtë fushë, dhe pres diskutimin me padurim me OJQ dhe me komunitetet tjera në Kosovë”, ka thënë Rutte.

Ai ka thënë se sheh mundësi më të afërt ekonomike me shtetin e Kosovës, në fushën e IT-së, agrikulturës e energjisë, pasi sipas tij Holanda është investitori i tretë më i madh në Kosovë.

“Shoh mundësi më të afërta ekonomike me Kosovën, fushën e IT, agrokulturë, energjisë, Holanda është investitori i tretë më i madh në Kosovë dhe jemi dukur punuar më shumë dhe mund të bëjmë më shumë”, ka thënë Rutte.

Ai ka thënë se më presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin kanë diskutuar edhe për çështjen e liberalizimit të vizave dhe përkrahjen e Holandës në këtë fushë.

“Diskutuam edhe me presidentin për të bërë më shumë për çështjen e liberalizimit të vizave dhe e përkrahim Kosovën në këtë fushë”, tha ai.

“Shpresojmë se një bashkëpunim rajonal do të ndikojnë në prosperitet të vendit dhe në Ballkanin Perëndimor. Jemi të gatshëm ti ndihmojmë Kosovën në këtë fushë, ne nuk jemi ekspertet jeni ju, por ne jemi miqtë që dëshirojmë të ju ndihmojmë”, tha Rutte.

Ai ka thënë se nuk është fundi i partneritetit me Kosovës por është vetëm fillimi i një bashkëpunimi.

“Kemi një partneritet shumë të mirë brenda nesh, nuk është fundi ky është vetëm fillimi i këtij bashkëpunimi dhe e pres me padurim këtë bashkëpunim”, ka thënë Rutte.