Kryeshefi i “Trafikut Urban”: Për t’i ikur parave false, paguani biletën me SMS

Kryeshefi ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, ka kërkuar nga qytetarët që të paguajnë biletat me SMS në mënyrë që t’u ikin kontaktit me paratë false. Për këtë arsye, Maraj ka thënë për EO, se qytetarët duhet ta përdorin metodën e blerjes së biletës përmes SMS-ve. Kjo sipas tij është lehtë e qasshme dhe nuk […]

Kryeshefi i “Trafikut Urban”: Për t’i ikur parave false, paguani biletën me SMS
kryeshefi-i-“trafikut-urban”:-per-t’i-ikur-parave-false,-paguani-bileten-me-sms

kryeshefi-i-“trafikut-urban”:-per-t’i-ikur-parave-false,-paguani-bileten-me-sms

Kryeshefi ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, ka kërkuar nga qytetarët që të paguajnë biletat me SMS në mënyrë që t’u ikin kontaktit me paratë false.

Për këtë arsye, Maraj ka thënë për EO, se qytetarët duhet ta përdorin metodën e blerjes së biletës përmes SMS-ve.

Kjo sipas tij është lehtë e qasshme dhe nuk shkakton telashe te asnjëra pale.

“Është një problematikë me të cilën ballafaqohemi si Trafik Urban për një kohë të gjatë. Nuk është problematikë që është shfaqur tash, është shfaqur që një kohë dhe është një problematikë që na shfaq probleme serioze financiare. U bëjmë thirrje udhëtarëve të cilët momentalisht nuk kanë asnjë opsion tjetër, le ta paguajnë biletën përmes SMS-ve, është një alternativë e re edhe është shumë e lehtë për t’u përdorur. Kështu që po besoj se mundet me lehtësuar punën e udhëtarëve edhe të kondukterëve të Trafikut Urban”, u shpreh Maraj, teksa këtë metodë e konsideron të lehtë të praktikueshme.

“Patjetër që është e mundur, secili udhëtarë mundet me u pajis me biletë përmes SMS, nuk është ndonjë problem. Ne ju bëjmë thirrje udhëtarëve që ta përdorin këtë mundësi, mirëpo e dimë që ka mundësi që ndonjëherë që nuk i kanë ato mjetet në telefon për ta blerë biletën dhe duhet pasur një mirëkuptim të përbashkët. Kontrolle e TU-së e bën punën e vet, po ashtu kondukteri duhet ta bëjë punën e tij dhe mirëkuptimi i të dy palëve duhet me qenë në të mirën e shërbimit edhe të udhëtarëve”, deklaroi udhëheqësi I “Trafikut Urban”.

Ndonëse nuk kanë ndonjë metodë për verifikimin e parave, Maraj thotë se aktualisht po e përdorin magnetin.