Sekuestrohen armë në dy lokacione në Gjakovë, Policia jep detaje

Policia e Rajonit të Gjakovës ka sekuestruar armë në dy lokacione të ndryshme në fshatin Cermjan të Gjakovës. Në njërin lokacion janë gjetur një armë zjarri automatike dhe një pistoletë me 18 fishekë, ndërsa në vendbanimin tjetër një armë zjarri e gjatë dhe tre copë fishekë. Armët dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa me vendim të […]

Sekuestrohen armë në dy lokacione në Gjakovë, Policia jep detaje
sekuestrohen-arme-ne-dy-lokacione-ne-gjakove,-policia-jep-detaje

sekuestrohen-arme-ne-dy-lokacione-ne-gjakove,-policia-jep-detaje

Policia e Rajonit të Gjakovës ka sekuestruar armë në dy lokacione të ndryshme në fshatin Cermjan të Gjakovës.

Në njërin lokacion janë gjetur një armë zjarri automatike dhe një pistoletë me 18 fishekë, ndërsa në vendbanimin tjetër një armë zjarri e gjatë dhe tre copë fishekë.

Armët dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Njoftimi i plotë:

Me datën 29.03.2024, në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, Stacioni Policor në Gjakovë, ka kryer kontrolle në dy lokacione, në vendbanimet e dy të dyshuarve (meshkuj, kosovarë të moshës madhore), në fshatin Cermjan në Gjakovë.

Gjatë kontrollit në posedim të njërit prej tyre, është gjetur një armë zjarri automatike dhe një pistoletë me tetëmbëdhjetë (18) fishekë, ndërsa në vendbanimin e të dyshuarit tjetër, është gjetur një armë zjarri e gjatë dhe tre copë fishekë.

Armët dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Veprimet hetimore ndaj këtij rasti, do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.