Kryetari i Odës Ekonomike: Në gjashtë muajt e parë do të përballemi me mungesë të punëtorëve

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna po kërkon nga Qeveria e Kosovës të krijojë një strategji që të parandalojë ikjen e të rinjve nga vendi. Teksa flet për ikjen e të rinjve, ai konsideron se gjashtëmujori i parë i këtij viti do të jetë mjaft sfidues në aspektin e fuqisë punëtore për bizneset. […]

Kryetari i Odës Ekonomike: Në gjashtë muajt e parë do të përballemi me mungesë të punëtorëve
kryetari-i-odes-ekonomike:-ne-gjashte-muajt-e-pare-do-te-perballemi-me-mungese-te-punetoreve

kryetari-i-odes-ekonomike:-ne-gjashte-muajt-e-pare-do-te-perballemi-me-mungese-te-punetoreve

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna po kërkon nga Qeveria e Kosovës të krijojë një strategji që të parandalojë ikjen e të rinjve nga vendi.

Teksa flet për ikjen e të rinjve, ai konsideron se gjashtëmujori i parë i këtij viti do të jetë mjaft sfidues në aspektin e fuqisë punëtore për bizneset.

“Tani është një mundësi pak më e lehtë për arsyeje se të gjithë ata që shkojnë për qëllime turistike kanë mundësi të jenë në kontakt me një punëdhënës dhe aty për aty të rregullohet një marrëdhënie e punës. Kjo padyshim se do të ketë ndikimin e vet, mirëpo nuk do të ketë një ikje masive, për arsyeje se ne kemi pasur lëvizje të rinjve gjatë dy viteve të fundit që është një numër i madh… Për gjashtëmujorin e parë po, padyshim se bizneset do të kenë sfidë (për punëtor) dhe shto këtu edhe procedurat e thjeshtësuara sidomos të shtetit gjerman”, thotë Rafuna./FrontOnline/