Kurti: Belgjika mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova dhe Belgjika po thellojnë lidhjet politike, kulturore, ekonomike dhe të sigurisë, si dhe se vendi mbështet përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, transmeton FrontOnline. Me ftesë të ambasadës belge, Kurti mori pjesë në kremtimin e Ditës së Mbretit […]

Kurti: Belgjika mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
kurti:-belgjika-mbeshtet-anetaresimin-e-kosoves-ne-keshillin-e-evropes

kurti:-belgjika-mbeshtet-anetaresimin-e-kosoves-ne-keshillin-e-evropes

Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova dhe Belgjika po thellojnë lidhjet politike, kulturore, ekonomike dhe të sigurisë, si dhe se vendi mbështet përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, transmeton FrontOnline.

Me ftesë të ambasadës belge, Kurti mori pjesë në kremtimin e Ditës së Mbretit Belg, një festë që festohet që nga viti 1866 dhe që nderon Mbretin e Belgjikës dhe historinë e Mbretërisë së Belgjikës dhe popullit të saj.

Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, Kurti në fjalën e tij tha se Belgjika ishte një nga vendet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës dhe se mbështetja e saj vazhdon edhe sot e kësaj dite.

“Ne po punojmë së bashku për të përmbushur synimet e vendit tonë – anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO”, tha Kurti./FrontOnline/