Kurti deklarohet pas telefonatës me Macron, shpreson se Franca do ta mbështes anëtarësimin në KiE pa Asociacionin
Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me presidentin e Francës Emmanuel Macron i ka kërkuar mbështetjen për anëtarësim në Këshillin e Evropës, pa kushtëzime të mëtejme, që i bie që të japë votën e saj pa dërgimin e draft statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese. Kryeministri informoi se Macron ka […]
Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me presidentin e Francës Emmanuel Macron i ka kërkuar mbështetjen për anëtarësim në Këshillin e Evropës, pa kushtëzime të mëtejme, që i bie që të japë votën e saj pa dërgimin e draft statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese.
Kryeministri informoi se Macron ka insistuar në zbatimin e plotë të marrëveshjes bazë me Serbinë.
“Në një telefonatë me Presidentin Macron, e falënderova për mbështetjen e palëkundur të Francës për Kosovën dhe shpreha besimin tonë se Franca do të mbështesë Kosovën në Këshillin e Evropës, pa parakushte të mëtejshme, në përputhje me opinionin e Asamblesë së Këshillit të Evropës dhe votë historike. Gjithashtu insistova në respektimin dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes bazë”, shkruan Kurti.
Kreu i Francës ka kërkuar përparim të shpejt për Asociacionin e komunave me shumicë serbe duke ndërlidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
In a call w/ Pres. Macron, I thanked him for ’s unwavering support for & expressed our trust that would back ’s @coe bid without further preconditions, in line w/ @PACE_News opinion & historic vote. Also insisted on full respect for & implementation of the Basic Agrmt.
— Albin Kurti (@albinkurti) April 23, 2024