Kurti ishte pjesë e Orës së Kodimit në ShML `Gjin Gazulli`

Në përfundim të Javës së Kodimit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Taulant Kelmendi, ishte dëshmitar i zhvillimit të një ore kodimi në Shkollën e Mesme të Lartë “Gjin Gazulli” në Prishtinë. Në njoftimi për media nga Qeveria e Kosovës, thuhet se duke parë demonstrimin mbresëlënës të […]

Kurti ishte pjesë e Orës së Kodimit në ShML `Gjin Gazulli`
kurti-ishte-pjese-e-ores-se-kodimit-ne-shml-`gjin-gazulli`

kurti-ishte-pjese-e-ores-se-kodimit-ne-shml-`gjin-gazulli`

Në përfundim të Javës së Kodimit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Taulant Kelmendi, ishte dëshmitar i zhvillimit të një ore kodimi në Shkollën e Mesme të Lartë “Gjin Gazulli” në Prishtinë.

Në njoftimi për media nga Qeveria e Kosovës, thuhet se duke parë demonstrimin mbresëlënës të nxënësve të kësaj shkolle, kryeministri Kurti falënderoi për angazhimin në përvetësimin e gjuhës së të ardhmes, në kodim, nxënësit nga më të vegjlit deri tek ata që janë gati të nisin udhëtimin e tyre profesional.

“Në këto pesë ditë, ju nuk keni mësuar vetëm të shkruani rreshta kodi, por keni filluar të mendoni gjithnjë e më shumë në mënyrë kompjuterike e algoritmike, t’i zgjidhni problemet në mënyrë kreative dhe të bashkëpunoni në mënyrë efikase”, tha kryeministri drejtuar nxënësve.

Me mbi 400 ngjarje kodimi në gjithë vendin tonë, përfshirë mbi 300 shkolla dhe mijëra orë kodimi, kryeministri shprehu optimizmin për suksesin që do ta kemi gjithnjë më të madh në të ardhmen pasi që kjo javë shpërfaq një shenjë të qartë të pasionit dhe entuziazmit së rinisë sonë për teknologji.

Si rrjedhojë e këtij potenciali dhe interesimi, kryeministri Kurti bëri të ditur se që nga viti shkollor akademik 2024/2025, nga klasa e parë e shkollës fillore ashtu siç e mësojnë gjuhën shqipe, nxënësit do ta mësojnë edhe gjuhën e kodimit.

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e fokusuar në transformimin digjital, sepse kësisoj edukimi bëhet i lehtë dhe më cilësor, dhe siç tha kryeministri e rritë edhe llogaridhënien, efikasitetin, produktivitetin e transparencën në të gjitha strukturat dhe proceset, në sektorin privat dhe në atë publik.

Nga data 13 deri me 17 nëntor, në kuadër të Javës së Kodimit, organizuar nga MAShT-i në bashkëpunim me ShPIK dhe Code.org, nxënësit mësuan shkathtësi të kodimit me anë të qindra aktivitete që përfshijnë kurse të kodimit, projekte, prezantime e sesione informuese rreth kodimit, inteligjencës artificiale e shkencave kompjuterike.