Kurti mori pjesë në hapjen e edicionit të 14-të të festivalit Chopin Piano Fest

Me rastin e shënimit të edicionit të 14-të të festivalit Chopin Piano Fest, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen e këtij festivali, i cili do të ofrojë netë të veçanta dhe të paharruara pianistike për 14 mbrëmje me radhë sa do të zgjasë festivali. Chopin Piano Fest është arritje e […]

Kurti mori pjesë në hapjen e edicionit të 14-të të festivalit Chopin Piano Fest
kurti-mori-pjese-ne-hapjen-e-edicionit-te-14-te-te-festivalit-chopin-piano-fest

kurti-mori-pjese-ne-hapjen-e-edicionit-te-14-te-te-festivalit-chopin-piano-fest

Me rastin e shënimit të edicionit të 14-të të festivalit Chopin Piano Fest, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen e këtij festivali, i cili do të ofrojë netë të veçanta dhe të paharruara pianistike për 14 mbrëmje me radhë sa do të zgjasë festivali.

Chopin Piano Fest është arritje e një komuniteti të përkushtuar artistik që publikut të Kosovës ua ofrojnë cilësinë botërore të interpretimit pianistik, andaj me këtë rast kryeministri Kurti shprehu falënderimin ndaj dy organizatoreve për punën e përkushtimin ndaj këtij festivali.

Gjatë fjalës së tij, ndër të tjera, kryeministri përmendi edhe hapjen e ekspozitës personale të Petrit Halilaj, ekspozitën “Abetare”, në New York, e në anën tjetër edhe pavijonin e Kosovës me Doruntina Kastratin që u shpërblye në një konkurrencë globale në Bienalen e Venedikut. Kurse me 25 prill, në Prishtinë erdhi shfaqja bashkëprodhim e Teatrit Kombëtar me katër teatro nga shtete evropiane, dhe me 24 maj në Kanë të Francës, filmi “Rrugës” i Samir Karahodës garon për çmim në kategorinë e filmave të shkurtër, ndërsa së fundmi Kori Siparantum së bashku me Orkestrën Simfonike të Vjenës, Wiener, performuan Simfoninë e Nëntë të Ludwig van Bethoven me rastin e shënimit të 200- vjetorit të premierës së Simfonisë.

“Suksesi i artistëve tanë shtrihet edhe përtej kufijve të Evropës. Arti dhe lidhja jonë me botën, krijimtaria e artistëve tanë, është vlera jonë e shtuar për të tjerët dhe në komunikim e bashkëpunim me të tjerët”, tha kryeministri Kurti.