Kurti përkujton aleatin e Bashkimit Sovjetik të cilin e luftuan SHBA-të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën ka përkujtuar ish-presidentin e Kilit, Salvador Allende në 50-vjetorin e vdekjes së tij. Përmes një postimi në platformën “X”, ai ka thënë Allende vdiq heroikisht nga një grusht shtet që çoi në zhdukjen e mijëra njerëzve. “Sot ne nderojmë Salvador Allende, i cili vdiq heroikisht 50 vjet më […]

Kurti përkujton aleatin e Bashkimit Sovjetik të cilin e luftuan SHBA-të
kurti-perkujton-aleatin-e-bashkimit-sovjetik-te-cilin-e-luftuan-shba-te

kurti-perkujton-aleatin-e-bashkimit-sovjetik-te-cilin-e-luftuan-shba-te

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën ka përkujtuar ish-presidentin e Kilit, Salvador Allende në 50-vjetorin e vdekjes së tij.

Përmes një postimi në platformën “X”, ai ka thënë Allende vdiq heroikisht nga një grusht shtet që çoi në zhdukjen e mijëra njerëzve.

“Sot ne nderojmë Salvador Allende, i cili vdiq heroikisht 50 vjet më parë në një grusht shteti brutal që çoi në zhdukjen e mijëra njerëzve. Të zhdukurit përfaqësojnë trashëgiminë e tmerrshme të botës, por edhe detyrën solemne – që të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i afruar ata që lanë pas”, ka shkruar Kurti.