Kurti tregon se sa gurëthemele u vendosën për pesë ditë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nëpërmjet një video ka bërë prezantimin e punës së qeverisë së tij në terren. Ai i ka numëruar gurëthemelet që janë vendosur për pesë ditë. “Tre gurthemele për tri çerdhe të reja dhe një shkollë e re në katër komuna brenda pesë ditëve. 320 parashkollorë në Podujevë, Deçan dhe Prizren […]

Kurti tregon se sa gurëthemele u vendosën për pesë ditë
kurti-tregon-se-sa-gurethemele-u-vendosen-per-pese-dite

kurti-tregon-se-sa-gurethemele-u-vendosen-per-pese-dite

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nëpërmjet një video ka bërë prezantimin e punës së qeverisë së tij në terren.

Ai i ka numëruar gurëthemelet që janë vendosur për pesë ditë.

“Tre gurthemele për tri çerdhe të reja dhe një shkollë e re në katër komuna brenda pesë ditëve. 320 parashkollorë në Podujevë, Deçan dhe Prizren do të kenë hapësira të reja të edukimit të hershëm, kurse filloristët e fshatit Vrajakë dhe Bratotin të komunës së Rahovecit tashmë gëzojnë objektin e ri të shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Tre Dëshmorët””, tha ai.

Kurti theksoi se kujdesi dhe përgatitja e gjeneratave të reja duhet të fillojë herët.

“Sa më herët. Prandaj edukimi i hershëm është vendimtar për zhvillimin e fëmijëve tanë, e çerdhja dhe shkolla janë vendi ku shteti për herë të parë dëshmohet para tyre”, theksoi i pari i qeverisë.