Kurti tregon shtatë objekte që i shtohen trashëgimisë kulturore, në mesin e tyre edhe “Panda” në Pejë

Guri i Nënës Pashke, Spitali ushtarak i Gradicës, Përmendorja e Minatorëve, lokali “Panda” në Pejë, Xhamia e Sfircës, Varri i Don Mikel Tarabulluzit, afreskat romake të Dresnikut, pasurojnë listën e trashëgimisë kulturore Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Guri i Nënës Pashkë, Spitali ushtarak i Gradicës, përmendorja e Minatorëve, lokali “Panda në Pejë”, […]

Kurti tregon shtatë objekte që i shtohen trashëgimisë kulturore, në mesin e tyre edhe “Panda” në Pejë
kurti-tregon-shtate-objekte-qe-i-shtohen-trashegimise-kulturore,-ne-mesin-e-tyre-edhe-“panda”-ne-peje

kurti-tregon-shtate-objekte-qe-i-shtohen-trashegimise-kulturore,-ne-mesin-e-tyre-edhe-“panda”-ne-peje

Guri i Nënës Pashke, Spitali ushtarak i Gradicës, Përmendorja e Minatorëve, lokali “Panda” në Pejë, Xhamia e Sfircës, Varri i Don Mikel Tarabulluzit, afreskat romake të Dresnikut, pasurojnë listën e trashëgimisë kulturore

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Guri i Nënës Pashkë, Spitali ushtarak i Gradicës, përmendorja e Minatorëve, lokali “Panda në Pejë”, Xhamia e Sfircës, Varri i Don Mikel Tarabulluzit e  aferskat romake të Dersnikut e kanë pasuruar trashëgiminë kulturore të Kosovës.

Kurti tha se kujtimi për vetëflijimin e Nënës Pashke dhe grui që simbolizon aktin e saj do të jenë në përkujdesje shtetërore.

“Përfshirja në listën e trashëgimisë kulturore, në kategorinë “shpirtërore” ishte hap i domosdoshëm drejt zgjidhjes përfundimtare për Gurin përkujtimor të Nënës Pashke. Më të mirin rrëfim për Pashke Krasniqi Markaj deri sot e ka bërë shkrimtari ynë Ag Apolloni në dokuromanin e tij ‘Një fije shprese, një fije shkrepëse’”, tha Kurti.

Ai kujtoi edhe doktor Lec Gradican, i cili sipas tij, s’u ndalë së ushtruari profesionin e tij deri në momentin që ra dëshor për lirinë e Kosovës.

“Oda e familjes së tij në Gradicë të Drenasit ishte shndërruar në spital ushtarak të zonës ku ai i shëronte ushtarët e plagosur të UÇK-së. Kjo shtëpi tash e tutje do të mbrohet me ligjet e shtetit për t’u shndërruar në pikë reference dhe nderimi për doktor Lecin dhe mjekët e tjerë dëshmorë të Kosovës”, tha ai.

Më tej, kreu i qeverisë bëri të ditur se në mbrojtje shtetërore është marrë edhe Përmendorja e Minatorëve në komunën veriore të Mitrovcës.

“E ndërtuar më 1973 dhe që për autor ka disidentin serb, njërin ndër kundërshtarët më të guximshëm të Millosheviqit, arkitektin Bogdan Bogdanoviq”, shkroi më tej Kurti.

Në listën e trashëgimisë kulturore është shtuar edhe lokali “Panda” në Pejë, që sipas Kurtit, më 14 dhjetor 1998, shërbimet serbe ekzekutuan gjashtë të rinj serbë për të akuzuar rrejshëm UÇK-në si fajtore, në përpjekje për të justifikuar gjenocidin e regjimit të Millosheviqit.

“Përveç si kujtesë historike, mbrojtja me ligj të shtetit e këtij lokali vjen edhe si alarm dhe thirrje për vigjilencë karshi mendësisë së pandryshuar politike të Serbisë në raport me shqiptarët dhe Kosovën”.

“Xhamia e Sfircës, e ndërtuar në vitin 1890, është objekti më i vjetër në komunën e Kamenicës. Ky simbol i identitetit kulturor e fetar,  konsiderohet si një prej monumenteve më të rëndësishme të kësaj ane”.

“Don Mikel Tarabulluzi ka qenë mësuesi i parë shqiptar në Kosovë. Në një ambient ku jetonin shqiptarë dhe kroatë, ai hapi shkollën e parë shqipe dhe shërbeu edhe si prift edhe si mësues”, tha Kurti.

Ndërsa, pjesë e listës së fundit të aseteve që morën statusin e mbrojtjes ligjore, Kurti tha se janë edhe afreska të periudhës romake të gjetura në lokalitetin arkeologjik të Dersnikut në Klinë, që përfshijnë shtëpi tradicionale e kulla shqiptare që i kanë rezistuar shekujve, mullinj, shkolla e kisha.