Kusari-Lila: Sfidat që e përcollën dialogun ishin të vështira, treguan një realitet tjetër

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, para deputetëve në Kuvend tha se sfidat e dy viteve të fundit që e përcollën procesin e dialogut ishin të vështira. Ajo u shprehu se këto sfida treguar edhe një realitet tjetër. Kusari-Lila tha se në Bruksel me 26 tetor, siç u shpreh ajo, u fol vetëm […]

Kusari-Lila: Sfidat që e përcollën dialogun ishin të vështira, treguan një realitet tjetër
kusari-lila:-sfidat-qe-e-percollen-dialogun-ishin-te-veshtira,-treguan-nje-realitet-tjeter

kusari-lila:-sfidat-qe-e-percollen-dialogun-ishin-te-veshtira,-treguan-nje-realitet-tjeter

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, para deputetëve në Kuvend tha se sfidat e dy viteve të fundit që e përcollën procesin e dialogut ishin të vështira. Ajo u shprehu se këto sfida treguar edhe një realitet tjetër.

Kusari-Lila tha se në Bruksel me 26 tetor, siç u shpreh ajo, u fol vetëm në emër të interesit të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Sfidat e dy viteve të fundit që e përcollën procesin e dialogut ishin të vështira dhe treguan një realitet tjetër, prej asaj çka donin të besonin ata që ishin përgjegjës më herët për dialogun”.

“Në Bruksel me 26 tetor, sikur çdoherë në këto dy vitet e fundit, prapë u mbrojt dhe u fol vetëm në emër të interesit të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Më 26 tetor, ashtu sikurse edhe me 27 shkurt në Bruksel dhe me 18 mars në Ohër, Serbia nuk nënshkroi marrëveshje me Kosovën”.

“Kjo tregon se synimi i qartë i Serbisë për moszgjidhjen e kësaj situate e në veçanti kur tani atje u shpallën edhe zgjedhjet parlamentare, për të cilat një gjë është e sigurt, se nuk do të mbahen në Kosovë”.