Kuvendi nis sot sesionin vjeshtor

Kuvendi i Kosovës sot do të nisë sesionin e ri vjeshtor duke filluar me mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit. Kryesia ka në rend ditë t’i caktojë dy seanca plenare, njëra me 23 pika e tjetra me 13. Ndër pikat e seancës së parë që pritet të caktohet, janë edhe votimi i 3 marrëveshjeve ndërkombëtare, të […]

Kuvendi nis sot sesionin vjeshtor
kuvendi-nis-sot-sesionin-vjeshtor

kuvendi-nis-sot-sesionin-vjeshtor

Kuvendi i Kosovës sot do të nisë sesionin e ri vjeshtor duke filluar me mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

Kryesia ka në rend ditë t’i caktojë dy seanca plenare, njëra me 23 pika e tjetra me 13. Ndër pikat e seancës së parë që pritet të caktohet, janë edhe votimi i 3 marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat pushteti, pa votat e opozitës nuk ka arritur t’i miratojë dhe shqyrtimi i dy marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare.

Kuvendi ka në procedurë 48 projektligje që kanë mbetur të papërfunduara nga sesionet e kaluara.