Murphy: Është e rëndësishme të qetësohet tensioni ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Senatori amerikan Chris Murphy tha se është e rëndësishme të qetësohet tensioni ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përshëndeti takimin e mbajtur dje në Bruksel ndërmjet krerëve të ekipeve negociatore të Serbisë dhe Kosovës, Petar Petkoviq dhe Besnik Bislimi, me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. “Në fund të fundit është shmangia […]

Murphy: Është e rëndësishme të qetësohet tensioni ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
murphy:-eshte-e-rendesishme-te-qetesohet-tensioni-ndermjet-kosoves-dhe-serbise

murphy:-eshte-e-rendesishme-te-qetesohet-tensioni-ndermjet-kosoves-dhe-serbise

Senatori amerikan Chris Murphy tha se është e rëndësishme të qetësohet tensioni ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përshëndeti takimin e mbajtur dje në Bruksel ndërmjet krerëve të ekipeve negociatore të Serbisë dhe Kosovës, Petar Petkoviq dhe Besnik Bislimi, me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Në fund të fundit është shmangia e dhunës dhe këtu i kthehem zotimeve të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për t’iu përmbajtur dispozitave të marrëveshjes. Vazhdova të bisedoj me Aleksandar Vuçiqin dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe i inkurajoj që të kthehen në tryezën e bisedimeve”, tha Murphy.

Në anën tjetër, senatori, tha se se nëse Serbia dëshiron vërtet një të ardhme evropiane, nuk mund të ketë një shef të inteligjencës që komunikon hapur me Rusinë.

“Do të doja që Vuçiq të shihte se sa  i rrezikshëm është Vulin. Nëse Serbia dëshiron vërtet të ketë një të ardhme evropiane, nuk mund të kesh një shef të inteligjencës që koordinohet hapur me rusët”, tha Murphy për Zërin e Amerikës.

Senatori shtoi se SHBA-ja ia ka bërë të qartë, jo vetëm Serbisë, por të gjithë miqve amerikanë, se do të ketë pasoja nëse ato vende vendosin të mos i bashkohen sanksioneve dhe përfshihen në aktivitete sekrete me rusët, transmeton FrontOnline.

Murphy komentoi sanksionet e vendosura ndaj Vulinit nga autoritetet amerikane. Vulin është një nga zyrtarët e autoriteteve serbe që promovon në publik pikëpamjet pro-ruse dhe që nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës, ai ka udhëtuar të paktën dy herë në Moskë, ku është takuar me zyrtarë rusë.

“Ne duam që Serbia të jetë pjesë e lëvizjes euro-atlantike, që e ardhmja e saj të jetë në Evropë. Mendojmë se është në interesin e saj më të mirë t’i dërgojmë një mesazh të qartë Rusisë se pushtimi i Ukrainës nuk mund të tolerohet. Shpresoj se Vuçiç do të shohë se Vulin po rrezikon përpjekjet e tij për të ndërtuar miqësi me Evropën dhe SHBA-të”, tha ai. /FrontOnline/