Lajçak: Pas Prishtinës edhe në Beograd po përgatiten për takimin e radhës mes kryenegociatorëve

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, deklaroi se sot në Beograd ka diskutuar hapat e ardhshëm të nevojshëm për zbatimin e Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe drejtorin e të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq. Lajçak ka kujtuar në rrjetin […]

Lajçak: Pas Prishtinës edhe në Beograd po përgatiten për takimin e radhës mes kryenegociatorëve
lajcak:-pas-prishtines-edhe-ne-beograd-po-pergatiten-per-takimin-e-radhes-mes-kryenegociatoreve

lajcak:-pas-prishtines-edhe-ne-beograd-po-pergatiten-per-takimin-e-radhes-mes-kryenegociatoreve

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, deklaroi se sot në Beograd ka diskutuar hapat e ardhshëm të nevojshëm për zbatimin e Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe drejtorin e të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq.

Lajçak ka kujtuar në rrjetin social “X” se javën e kaluar e ka vizituar Kosovën dhe ka thënë se qëndrimi i tij në Prishtinë dhe Beograd ka qenë me qëllim të përgatitjes për takimin e ardhshëm mes kryenegociatorëve të Prishtinës dhe Beogradit, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, transmeton FrontOnline.

“Pas vizitës time në Kosovë, kam udhëtuar edhe në Beograd për t’u përgatitur për takimin e kryenegociatorëve gjatë kësaj jave. Me presidentin serb Aleksandër Vuçiq dhe Petar Petkoviq, kam diskutuar rrugën përpara në dialog dhe hapat e ardhshëm të nevojshëm për zbatimin e Marrëveshjes. në rrugën e normalizimit”, tha Lajçak./FrontOnline/