Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës votohet vetëm nga 40 deputetë

Vetëm 40 deputetë votojnë Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës, shtyhet për seancën tjetër.

Vetëm 40 deputetë kanë marrë pjesë në votim për Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani tha se përshkak të mungesës së kuorumit, projktligji do të hidhet në votim në një seancë tjetër.

“40 deputetë kanë marrë pjesë në votim, për shkak të kuorumit i njëjti hidhet në votim në një rast tjetër”, tha Osmani.

I njëjti projektligj nuk kishte kaluar as në seancën e datës 13 gusht, përshkak të mungesës së kuorumit.

Në atë seancë vetëm 36 deputetë kishin marrë në pjesë në votimin e projektligjit të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës.