Lamumirë Inter, Barella pritet të largohet për 90 milionë euro

Barella pritet të largohet nga Interi për 90 milionë euro. Oferta faraonike ka arritur, Nicolo Barella largohet nga Interi. Nicolo Barella ishte njëri nga lojtarët më të mirë te Interi sezonin e shkuar. Mesfushori italian realizoi 9 gola dhe 10 asistime në 52 ndeshje të luajtura, ndërsa këtë sezon ka realizuar vetëm 1 asistim në […]

Lamumirë Inter, Barella pritet të largohet për 90 milionë euro

Barella pritet të largohet nga Interi për 90 milionë euro.

Oferta faraonike ka arritur, Nicolo Barella largohet nga Interi.

Nicolo Barella ishte njëri nga lojtarët më të mirë te Interi sezonin e shkuar. Mesfushori italian realizoi 9 gola dhe 10 asistime në 52 ndeshje të luajtura, ndërsa këtë sezon ka realizuar vetëm 1 asistim në 10 ndeshje.

Barella ka kontratë me Neroaxurët deri në vitin 2026, por sipas raportimeve të fundit 26-vjeçari mund të largohet nga Interit në merkaton e janarit.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Newcastle synon transferimin e Barellas në merkaton e janarit dhe për kartonin e tij janë të gatshëm të ofrojnë 90 milionë euro.

Te Newcastle dëshirojnë që të krijojnë një treshe në repartin e mesfushës me Barella-Tonali-Guimares.

Magipes e mposhtën PSG në Champions dhe në rast se e kalojnë fazën e grupeve janë të gatshëm të bëjnë çmendurinë për Barellan.

Barella konsiderohet si i paprekshëm, por një ofertë të tillë zikaltërit vështirë se do ta refuzojnë.