LDK dorëzon nënshkrimet për formimin e Komisionit Parlamentar për rezervat shtetërore

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar nënshkrimet për themelimin e Komisionit Parlamentar për çështjen e rezervave shtetërore. Këtë e ka bërë të ditur Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Arben Gashi, i cili në emër të deputetëve të LDK-së e ka dorëzuar kërkesën në Kuvend. Çështjet që LDK ka kërkuar të hetohen nga ky […]

LDK dorëzon nënshkrimet për formimin e Komisionit Parlamentar për rezervat shtetërore
ldk-dorezon-nenshkrimet-per-formimin-e-komisionit-parlamentar-per-rezervat-shteterore

ldk-dorezon-nenshkrimet-per-formimin-e-komisionit-parlamentar-per-rezervat-shteterore

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar nënshkrimet për themelimin e Komisionit Parlamentar për çështjen e rezervave shtetërore.

Këtë e ka bërë të ditur Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Arben Gashi, i cili në emër të deputetëve të LDK-së e ka dorëzuar kërkesën në Kuvend.

Çështjet që LDK ka kërkuar të hetohen nga ky Komision janë procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, si dhe për keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me këto rezerva.

Për dyshimin me rezerva shtetërore njësia për Krime Ekonomike e Kosovës, në mesin e muajit gusht ka kryer bastisje në Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, ku dy zyrtarë të kësaj ministrie dhe një biznesmen ishin arrestuar.

Ditë më parë gjykata u ka ndërprerë paraburgimin për tu mbrojtur në liri./Front Online