Letra zotuese e shtetarëve për Asociacionin, Ahmeti: Tregon se Kurti është bërë jokredibil për BE-në

Ish-ministrja e Integrimeve, Mimoza Ahmeti, ka folur për letrën që tre krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, ia dërguan ditë më parë raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannisit. Me anë të asaj letre, Osmani, Konjufca e Kurtin u zotuan se do t’i respektojnë të gjitha […]

Letra zotuese e shtetarëve për Asociacionin, Ahmeti: Tregon se Kurti është bërë jokredibil për BE-në
letra-zotuese-e-shtetareve-per-asociacionin,-ahmeti:-tregon-se-kurti-eshte-bere-jokredibil-per-be-ne

letra-zotuese-e-shtetareve-per-asociacionin,-ahmeti:-tregon-se-kurti-eshte-bere-jokredibil-per-be-ne

Ish-ministrja e Integrimeve, Mimoza Ahmeti, ka folur për letrën që tre krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, ia dërguan ditë më parë raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannisit.

Me anë të asaj letre, Osmani, Konjufca e Kurtin u zotuan se do t’i respektojnë të gjitha nenet e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit, përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave të me Shumicë Serbe pas anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ahmeti tha se letra si proces është obligativ, por sipas saj, nënshkrimi nga tre krerët e shtetit është një tregues se kryeministri Kurti është shndërruar në një person jokredibil para institucioneve të BE-së.

“I kemi tre krerët e shtetit të nënshkruar. Letra kur është dërguar për aplikim për anëtarësim është nënshkruar nga ministria e Jashtme dhe sot kur mbërrijmë në këtë stad, sipas rregullave kërkohet nga kreu më i lartë i shtetit por ne i kemi tre. Ky është mesazh, së pari për kryeministrin Kurti që është shndërruar në një person jokredibil para institucioneve të BE-së dhe institucioneve evropiane”, tha ajo në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, Ahmeti tha se me rregull do të mjaftonte vetëm një nënshkrim, sikur në rastin e nisjes së këtij procesi, ku ishte nënshkruar nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, por sipas saj, ky rast tregon reputacionin e qeverisë në këtë stad.