Lewis Hamilton kthehet në fron me triller

7 herë kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton i ka shokuar të gjithë të shtunën duke fituar pole position në Hungari. Pas një beteje të fortë në tentimet e fundit në kualifikime, Max Verstappen bëri gabime kur Hamilton ishte perfekt dhe e kapi pozitën e parë me kohën më të shpejtë 1.16.609. Kjo […]

Lewis Hamilton kthehet në fron me triller

7 herë kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton i ka shokuar të gjithë të shtunën duke fituar pole position në Hungari.

Pas një beteje të fortë në tentimet e fundit në kualifikime, Max Verstappen bëri gabime kur Hamilton ishte perfekt dhe e kapi pozitën e parë me kohën më të shpejtë 1.16.609.

Kjo doli të jetë një dramë e vërtet pasi Hamilton doli në pozitën e parë startuese duke qenë vetëm 3 të mijtat më i shpejtë se holandezi.

Britaniku kështu fitoi pole position për herë të 9-të në Hungari dhe ky është edhe rekord për më së shumti pole në një shteg.

Kampioni aktual Max Verstappen do të startoj i dyti në Hungaroring.

Kurse paraqitje shumë të mirë ka bërë edhe një herë ekipi McLaren i cili me pilotin Lando Norris zuri pozitën e tretë.