Ligji i ri me gjoba të reja në trafik

Nga fillimi i muajit prill hyjnë në fuqi ndryshimet në ligjin për rregullat e trafikut rrugor. Për mosvendosje të rripit të sigurisë në automjet, gjoba do të jetë nga 30 deri në 150 euro, kurse për përdorim të telefonit nga 100 deri në 500 euro. Ekspertët janë skeptikë për ndryshim të situatës me gjoba të […]

Ligji i ri me gjoba të reja në trafik
ligji-i-ri-me-gjoba-te-reja-ne-trafik

ligji-i-ri-me-gjoba-te-reja-ne-trafik

Nga fillimi i muajit prill hyjnë në fuqi ndryshimet në ligjin për rregullat e trafikut rrugor. Për mosvendosje të rripit të sigurisë në automjet, gjoba do të jetë nga 30 deri në 150 euro, kurse për përdorim të telefonit nga 100 deri në 500 euro. Ekspertët janë skeptikë për ndryshim të situatës me gjoba të tilla, e qytetarët i mirëpresin ndryshimet.

Nga 30 në 150 euro do të jetë gjoba për mosvendosjen e rripit të sigurisë gjatë vozitjes së automjetit. Ndërsa ajo për përdorim telefoni do të shkojë nga 100 deri në 500 euro. Këto do të jenë disa nga ndryshimet që do të sjellë ligji i ri për komunikacion, i cili do të hyjë në fuqi nga muaji prill.

Megjithatë, ekspertët deklarojnë se ndryshimet në ligj nuk pritet të sjellin përmirësim të gjendjes në trafik.

“Nuk besoj që do të ketë ndikim sa i përket rregullimit të komunikacionit. Duhet të bëhen disa strategji në rregullimin e komunikacionit, jo vetëm të ngritën gjobat. Nuk është vesim”, tha Lavdim Hamiti, ekspert i komunikacionit.

Shoferët kanë mendime të ndryshme për gjobat e reja.

“Une e pres shumë mirë sepse komunikacioni është shumë i rrezikshëm dhe ka papërgjegjësi të madhe”, tha Gani Zogaj, qytetar.

“Nga ana edukative është e mirë por ajo shkon paralelisht me vetëdijesimin dhe me kushtet ekonomike. Nuk i shoh te logjikshme..”, shton një qytetar tjetër.

Por, si parashihen detajisht këto gjoba?

Rregullat dhe gjobat e trafikut rrugor me ligjin e ri:

– Mosvendosja e rripit të sigurisë – 150 euro;

– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes;

100  + 1 pikë negative për shoferët që gjobiten për herë të parë;

200, 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit dhe 2 pikë negative për herë të dytë;

500, 6 muaj ndalim i drejtimit të mjetit dhe 3 pikë negative mbi dy herë;

– Këmbësori që nuk ndalet në dritën e kuqe të semaforit, dënohet me gjobë prej 50 eurosh;

– Shoferi i mjetit me veprim motorik, i cili nuk e heq baltën para kyçjes nëpër rrugë të asfaltuara, dënohet me gjobë prej 1 mijë eurosh.

Këto janë vetëm disa nga ndryshimet në ligjin e ri.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ndryshimet e fundit i arsyeton me qëllimin për rritjen e sigurisë në trafik dhe uljen e numrit të aksidenteve. Sipas Policisë së Kosovës, vetëm gjatë vitit 2023 janë shkaktuar 23,676 aksidente, kurse janë shqiptuar mbi 600 mijë gjoba./RTK