Linda nuk gënjeu kësaj radhe, kjo është historia e saj me Jennifer Lopez

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Linda, e cila jashtë këtij formati njihet për karrierën e saj muzikore, ka rrëfyer një histori që thotë t’i ketë ndodhur në të kaluarën me këngëtaren latine, Jennifer Lopez. Ajo tha se Lopez i ka kërkuar falje publike asaj. Kjo deklaratë e saj nuk është marrë seriozisht pasi ajo […]

Linda nuk gënjeu kësaj radhe, kjo është historia e saj me Jennifer Lopez

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Linda, e cila jashtë këtij formati njihet për karrierën e saj muzikore, ka rrëfyer një histori që thotë t’i ketë ndodhur në të kaluarën me këngëtaren latine, Jennifer Lopez. Ajo tha se Lopez i ka kërkuar falje publike asaj.

Kjo deklaratë e saj nuk është marrë seriozisht pasi ajo njihet për deklaratat e saj ‘bombastike’, si kur kishte akuzuar Bleron se e ka ftuar në hotel, apo kur kishte thënë për Azemin se ka ndjenja për të, përkundër që ai kishte shprehur pëlqim për Albën.

Prandaj në sytë e publikut ajo ra si një “gënjeshtare”.

Por, si qëndron e vërteta?

Para shtatë viteve, ajo ishte duke kënduar në një audicion, ku juri ishte këngëtarja e njohur Jennifer Lopez.

Pasi Linda kishte përfunduar përfomancën, Lopez iu drejtua “Këndon si një vajzë e rëndë, ajo këndon si një vajzë e madhe”.

Kjo nuk ishte pritur aspak mirë për faktin se Linda ishte dikur në mbipeshë. Fansat kryqëzuan Jennifer Lopez për ofendim ndaj saj.

Mbrëmë Linda deklaroi se Lopez është detyruar t’i kërkojë falje publike, pas kësaj.

“Jennifer Lopez është dashtë me dhënë një deklaratë me më kërku mua falje, paramendo që unë s’jam kërkah hiq në nivelin e saj për kah fama e pasuria – me thënë që ‘unë se kam mëndu për peshën’”, tha ajo.